Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet të sheshit të ri fundor të Bulevardit të ri në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shprehet se ky është një tjetër projekt, që bën krenare Shqipërinë.
Ndërkohë, këtë paradite, Bashkia e Tiranës dhe Fondi për Zhvillim i Katarit firmosën marrëveshjen për grantin 11 milionë euro për realizimin e sheshit.
Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, me ndërtimin e sheshit “Katar” do të shtohen edhe 200 vende parkimi dhe projekti shërben edhe si një lidhje organike me Kamzën.