Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga një park fotovoltaik.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama e quan atë një investim në buqetën e re të energjisë së gjelbërt, që do t’i shtohen dita-ditës fuqisë sonë prodhuese.
Ai thekson se ky investim do të garantojë sovranitetin energjitik të vendit dhe do të përmbushë objektivin strategjik që Shqipëria të jetë eksportuese neto e energjisë.
“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër investim ndër një seri të tillësh në buqetën e re të energjisë së gjelbërt, që do t’i shtohen dita-ditës fuqisë sonë prodhuese, për të garantuar sovranitetin energjitik të vendit dhe përmbushur objektivin strategjik të #Shqipërisë2030 eksportuese neto e energjisë, ju uroj një ditë të bukur”,shkruan Rama.