Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto ditën e sotme me kryebashkiakun e ri të Himarës, Vangjel Tavo.
Në foton e ndarë në rrjete sociale nga Rama, ata shihen në një nga restorantet e zonës, ndërsa mbi tavolinë, Tavo mban një bllok shënimesh.
Mesa duket ata kanë zgjedhur të bisedojnë për punë buzë detit të Himarës.
“Me Vangjelin, kryebashkiakun e Himarës, për punët në vazhdim, projektet e reja të këtij mandati dhe planin strategjik Himara2030 në Shqipërinë2030”, shkruan Rama.