Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbët protestojnë në Mitrovicë të Veriut kundër hapjes së urës mbi Ibër

2024/08/07 at 12:26 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Serbët protestojnë në Mitrovicë të Veriut kundër hapjes së urës mbi Ibër

Në Mitrovicën e Veriut, pranë urës kryesore mbi lumin Ibër, ka filluar protesta e pjesëtarëve të komunitetit serb të cilët po kundërshtojnë hapjen e saj për trafik.


Në protestë, ish-gjyqtari nga Mitrovica e Veriut, Nikolla Kabashiq, tha se duhet të arrihet konsensus mes të gjithë përfaqësuesve të serbëve në Kosovë për të identifikuar dhe mbrojtur interesat themelore të komunitetit serb.

“Mjerimi është problemi ynë kolektiv. Ne jemi të sulmuar si popull, ne jemi nën agresion që të largohemi nga Kosova”, tha Kabashiq.

Si forma të presionit, pjesëtarët e komunitetit serb shohin përpjekjet e Qeverisë së Albin Kurtit për të vendosur autoritetin në veri të Kosovës, si dhe praninë e pjesëtarëve të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Kabashiq theksoi se nuk po protestohet kundër popullit shqiptar, por kundër Qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti.

Duke folur synimin e Qeverisë së Kosovës që të hapë urën mbi Ibër, Kabashiq tha se komuniteti serb nuk e dëshiron këtë, duke shtuar se pretendimet e autoriteteve kosovare se kjo do të bëhej për paqe dhe bashkëjetesë, nuk janë të sakta.

“Ne këtu nuk ndjehemi të sigurt”, tha ai, duke shtuar se ekziston liria e lëvizjes edhe pse ura nuk është e hapur për trafik.

Sipas tij, ura mund të hapet vetëm nëse palët bien dakord në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve dhe kur situata të normalizohet.

Në këtë kontekst, ai kërkoi që pjesëtarët e njësive speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe udhëheqjen e pushtetit lokal ta marrin përfaqësuesit e komunitetit serb.

Ura mbi lumin Ibër ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare dhe Mitrovicën e Veriut, me shumicë serbe.

Në periudhën pasluftës, kjo urë ishte simbol i trazirave dhe barrikadave të ngritura nga serbët e Kosovës për t’u kundërshtuar përpjekjeve të Kosovës për të vendosur autoritetin në veri.

Ura aktualisht është e hapur vetëm për këmbësorë, edhe pse në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është rënë dakord që të hapet edhe për trafik.

Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në mes të korrikut njoftoi se synon të hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Megjithatë, vendet e QUINT-it – SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia – më 2 gusht deklaruan se nuk e mbështesin hapjen për trafikun në këtë moment. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka deklaruar se çdo vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Ushtarët italianë në kuadër të misionit të KFOR-it ndodhen në urën mbi lumin Ibër, ndërsa afër ndodhen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Çfarë parashohin marrëveshjet e Brukselit për urën mbi Ibër?

Në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve, Kosova dhe Serbia më 2014 u pajtuan për hapjen e urës mbi lumin Ibër për trafik. Parashihej i ashtuquajturi revitalizim i urës, me qëllim të heqjes të të gjitha barrikadave dhe funksionalizimit të urës.

Barrikadat e para mbi urë u vendosën nga serbët lokalë në vitin 2011, për të kundërshtuar shtrirjen e autoritetit të Kosovës në veri të vendit.

Më 2014, barrikadat u zëvendësuan me mbjelljen e pemëve, që autoritetet lokale në Mitrovicë të Veriut, të udhëhequra nga Lista Serbe e quajtën “Parku i Paqes”.

Ky park u hoq në vitin 2016, pas çka ura duhej të hapej për trafik. Kosova dhe Serbia të njëjtin vit ranë dakord për një plan të ri zbatimi, që synonte tejkalimin e mosmarrëveshjeve rreth interpretimeve të ndryshme të konkluzioneve të mëparshme.

Sipas planit të ri të zbatimit, hapja e plotë e urës duhej të ndodhte në janar të vitit 2017. Megjithatë, punimet për revitalizimin e urës përfunduan vetëm në qershor të vitit 2018. Në këtë projekt u investuan 1.5 milion euro.

Ura ende nuk është e hapur për automjete, por vetëm për këmbësorë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, gjithashtu më 1 gusht përsëriti qëndrimin e BE-së se çështja e hapjes së urës në Mitrovicë duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut, duke pasur parasysh që për këtë ekziston një marrëveshje.

KFOR-i gjithashtu deklaroi se nuk do të hezitojë të reagojë nëse ekziston rreziku që ngjarjet të ndikojnë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Në protestë janë të pranishëm edhe përfaqësues të Listës Serbe, partisë më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

Kjo parti më herët kishte deklaruar se ura nuk mund të hapet pa konsultime dhe pëlqimin e shumicës serbe që jeton në anën veriore të urës.

Asamblistët e Kuvendit të Komunës së Mitrovicë të Veriut në prill të vitit të kaluar miratuan vendimin për hapjen e urës mbi Ibër, i cili më pas u dërgua Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Nënkryetari i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, në fund të majit tha se për zbatimin e këtij vendimi tani janë përgjegjëse institucionet qendrore, KFOR-i dhe Bashkimi Evropian.

Ai theksoi se me këtë vendim duhet të bien dakord edhe autoritetet lokale në Mitrovicën e Jugut.

Serbët në veri në fund të vitit 2022, me iniciativë të Listës Serbe, u larguan nga institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës që targat e makinave, të lëshuara nga Serbia, të zëvendësohen me targat RKS – Republika e Kosovës.

Serbët po ashtu bojkotuan zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar, votime nga të cilat erdhën në pushtet kryetarët shqiptarë të katër komunave në veri.

Pas presionit të komunitetit ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës organizoi më 21 prill të këtij viti votimin për shkarkimin e kryetarëve në veri, por serbët e bojkotuan procesin pas thirrjes së Listës Serbe për bojkot. Kjo parti argumentoi se listat e votuesve

Qeveria e Kosovës, pas presionit të komunitetit ndërkombëtar, organizoi votimin për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri, por serbët e bojkotuan përsëri me thirrjen e Listës Serbe për shkak se argumentuan se listat e protesve“nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në terren” dhe se numri i shqiptarëve në listat e votuesve “është rritur”

Ndërkaq, autoritetet kosovare ndaluan përdorimin e dinarit për kryerjen e pagesave me para të gatshme, nisën mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë dhe konfiskuan pronat që janë në pronësi të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Pjesëtarët e komunitetit serb gjithashtu kundërshtojnë fuqimisht shpronësimin e tokave në veri të Kosovës, të cilin po e kryen Qeveria e Kosovës për ndërtimin e stacioneve apo bazave policore./REL



Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 11 korrik 2025

11 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 11 korrik 2025

11 Korrik, 2025 8:15 am
“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat
Aktualitet

Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat

10 Korrik, 2025 9:14 pm
Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet
Aktualitet

Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet

10 Korrik, 2025 9:09 pm
Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor
Aktualitet

Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor

10 Korrik, 2025 8:54 pm
Para
Seanca për Belerin, SPAK paraqet prova shkresore

“Mandati im nuk është hequr ligjërisht”, Beleri reagon nga qelia: Skandali me zgjedhjet në Himarë shkon përtej manipulimit!

Tabaku:Legalizimi i kanabisit,i vetmi projekt ekonomik i propozuar nga qeveria në 10 vite

Tabaku: Ekonomia e monopolizuar ka lënë pas dore fermerët dhe bizneset

Gjendet pa shenja jete një 42-vjeçar ë autostradën Kavajë-Durrës

Aksident në Pogradec/ Përplasen dy automjete, 5 të plagosur
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, 11 korrik 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
11 Korrik, 2025

Shqipëria do të përfshihet sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me diell dhe temperatura të larta pothuajse në të gjithë...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 11 korrik 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
11 Korrik, 2025

Dashi Të mendoni për një ide frikësuese është e njëjta gjë me anulimin kur merr një vendim. Kini kujdes që...

Lexo më shumë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
10 Korrik, 2025

Pas gati dhjetë muajsh në qeli, ish-deputeti Ervin Salianji u rikthye në Tv Klan në një intervistë për emisionin “Opinion”....

Lexo më shumë

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
10 Korrik, 2025

Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, është hapur thirrja për 12 pozicione drejtuese në këtë bashki. Njoftimi i kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com