Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar pamjet nga Llogaraja.
Teksa poston videon në “Facebook”, Rama provokon qytetarët të cilët janë kundër aktit normativ që ndalon muzikën pas orës 20:00.
Rama shkruan në postimin e tij se tani jemi “para një fundjave mbrëmjesh me muzikën e natyrës në bregdet.”
Ja postimi i plotë i Ramës:
MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje nga Llogaraja që të kujtojnë çfarë magjish ruan ky vend, Shqipëria, me malin dhe detin aty pranë, diellin dhe flladin, ju uroj një të premte të mbarë para një fundjave mbrëmjesh me muzikën e natyrës në bregdet./ Opinion.al