Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga mbështetësit e opozitës në Patos, ku pritet që të zhvilloj një takim elektoral.
Mësohet se protestuesit janë mbledhur vetëm 300 metra larg vendit ku Rama do të mbajë fjalimin prezantues për kandidatin e PS-së për Bashkinë Patos.
Ndërkohë, eskorta e kryeministrit Edi Rama nuk ka mbërritur akoma në rrugën ku është zhvilluar protesta, ndonëse takimi pritej të niste në orën 16:00. Dyshimet janë se ai mund të ndryshojë rrugë./ Opinion.al E.Xh.