Bota

BE: Rusia u përpoq të ndërhyjë në zgjedhjet evropiane


               Publikuar në : 16:25 - 14/06/19 |
el ida

Bashkimi Evropian tha se ka mbledhur prova për aktivitete “të vazhdueshme dhe të qëndrueshme” të dezinformimit nga Rusia, me synim që të ndikonte në rezultatet e zgjedhjeve të majit për Parlamentin Evropian.

Raporti i Komisionit Evropian thotë se “burimet ruse” u përpoqën të kufizojnë pjesëmarrjen e votuesve dhe të ndikojnë në preferencat e tyre, por sidoqoftë në raport nuk shpjegohet se çfarë nënkuptohet me “burimet ruse”.

Aktivitetet e vërejtura në raportin e 14 qershorit variojnë nga sfidimi i legjitimitetit demokratik të BE-së deri te shfrytëzimi i debateve përçarëse mbi çështje si migracioni.

Komisioni Evropian tha se përpjekjet e tij për të luftuar lajmet e rreme kanë ndihmuar në reduktimin e sasisë së lajmeve dezinformuese që shfaqen në internet, por pranoi se duhet bërë më shumë./Opinion.al

Pas