Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama prezanton paketën për bizneset: ‘Paqja Fiskale’ bazohet në tre komponentë

2025/04/24 at 12:39 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama prezanton paketën për bizneset: ‘Paqja Fiskale’ bazohet në tre komponentë

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ndodhet sot në një bashkëbisedim me biznesin në Elbasan për ‘Paqen Fiskale’.

Sipas kreut të PS, kjo paketë e veçantë i jep bizneseve mundësinë për të mbyllur çështjet e së kaluarës dhe për të pasur një marrëdhënie të re me shtetin.

“Tatim fitim për kompanitë e kemi vendosur 15% dhe nuk do ta prekim, por në akseptin e administrimit e dimë që kemi të meta dhe boshllëqe, ashtu siç e dimë që kemi hapësirë të pashkelur për të rritur të ardhurat për shtetin

Ne nuk duam të synojmë rritjen e të ardhurave duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen, ndaj kemi menduar një plan që bazohet në një princip, plan paqeje fiskale. T’i japë sipërmarrjes më shumë dëgjim dhe mirëkuptim, kjo është detyra”, tha Rama.

Ndërkohë ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj sqaroi se trajtohen tre komponentë kryesorë në këtë paketë që janë: tatimi i dakordësuar mbi fitimin, rishikimi i pasqyrave financiare, falja e detyrimeve apo kamatëvonesave.

“Është një marrëdhënie e re që ne duam të vendosim me biznesin dhe tatimpaguesit, biznesit i jepet e drejta të rregullojë marrëdhënien që ka në të shkuarën me shtetin.

Ka tre komponentë, tatimi i dakordësuar mbi fitimin, rishikimi i pasqyrave financiare, falja e detyrimeve apo kamatëvonesave.

E para, marrëveshje që do t’i propozohet tatimpaguese, për tre vite, ku në bazë të historikut të fitimit neto të kompanisë, do propozohet një masë tatimi mbi fitimin që do tatohet në masën 15%. Bizneset që do hyjnë nga kjo marrëveshje, do përjashtohen nga çdo kontroll tatimor. Nëse do të deklarojë një të ardhur se ai i dakordësuar me administratën tatimore, përfitimin shtesë do tatohet me 5%.

Komponenti i dytë, të gjitha bizneset që dorëzojnë një deklaratë, u jepet e drejta që të rishikojnë për 5 vite mbrapsht bilancet dhe duke paguar një tatim për 5% për çdo diferencë që rishikohet. Kjo bëhet që biznesi të mbyllë historikun e të kaluarës dhe të ecë sigurtë drejt të ardhmes.

Komponenti i tretë lidhet me detyrimet dhe kamatëvonesat. Vitet e fundit biznesit shqiptar i është dashur të përballojë tërmetin, pandeminë, krizën e çmimeve, ka pasur nga ato që i kanë vuajtur këto kriza globale. Kjo na detyron që të marrim një masë, lehtësimin e atyre detyrimeve.

Propozojmë që të fshijmë të gjitha borxhet, kamatëvonesat të bizneset më të vjetra se 10 vjet. Të fshijmë të gjitha kamatëvonesat dhe interesat që janë ndërmjet 5-10 vjet, e vlefshme dhe për bizneset që në një këst të paguajnë gjithë detyrimin dhe në këtë rast do i falet 50% detyrimit. Ata që s’kanë mundësi, ta paguajnë në 12 muaj dhe t’i falet 25% e detyrimit. Ata që kanë borxhe nga 1 deri në 5 vjet, do t’i japim mundësinë atyre që i paguajnë të plotë për faljen e gjobave dhe kamatëvonesave”, tha ajo.

Ju sugjerojmë

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
Rajoni

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

15 Korrik, 2025 10:43 pm
Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

15 Korrik, 2025 10:18 pm
BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Para
Atentati në Lundër, gabimi që bënë autorët: Çfarë gjetën hetuesit në vendngjarje

Atentati në Lundër, gabimi që bënë autorët: Çfarë gjetën hetuesit në vendngjarje

Inspektime me Inteligjencë Artificiale/ Rama: Raporti biznes-inspektor do marrë fund

Inspektime me Inteligjencë Artificiale/ Rama: Raporti biznes-inspektor do marrë fund

“62% e diasporës kanë marrë fletën e votimit”/ Celibashi:Ata që publikojnë votën në…

“62% e diasporës kanë marrë fletën e votimit”/ Celibashi:Ata që publikojnë votën në…

TE FUNDIT

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
15 Korrik, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërshton aktgjykimin e Gjykatës Supreme...

Lexo më shumë

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
15 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se bisedimet me Bashkimin Evropian për një marrëveshje tregtare po bëjnë progres –...

Lexo më shumë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com