Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE të mbijetojë, na jepni një vend

2025/12/18 at 9:04 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE të mbijetojë, na jepni një vend

Në zyrën e tij të mbushur me vepra arti, me trupin e madh të mbështetur në një kolltuk prej lëkure me ngjyrë të errë, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, flet në një intervistë për The Observer, për “errësirën” që, sipas tij, ka zbritur mbi Evropën.


Megjithatë, nuk mund të thuhet që Rama, i cili fitoi mandatin e tij të katërt në maj po kalon një vit të keq, ndërkohë që Shqipëria po merr vlerësime për përparimin në bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Pavarësisht kësaj, ai është i trazuar nga “mungesa e gjithanshme e energjisë pozitive”  dhe nga ndjesia se Evropa, pavarësisht “udhëheqësve të mëdhenj”, po rrëshqet gjithnjë e më thellë në një gjendje pesimizmi.

“Nuk e shoh dritën,” thotë ai. “Ka një errësirë në Evropë dhe nuk shoh rrugëdalje. Ka njerëz që përpiqen të bëjnë gjënë e duhur, por nuk shoh strategji. Të mendosh se problemi është diku tjetër nuk ndihmon. Është në Evropë. Jemi ne.”

Piktor përpara se të hynte në politikë, Rama përçon frymën e një profesori i cili, ndonëse kundërshtues dhe alternativ – stili i tij i pagdhendur përfshin një prirje për kravata të pikturuara me dorë – ka arritur që nëpërmjet vendosmërisë, talentit dhe karizmës të sjellë reforma gjithëpërfshirëse në shtetin që në komunizëm ishte i mbyllur hermetikisht.

Në Bruksel, socialisti 61-vjeçar shihet si një nga liderët më pragmatikë që ka dalë nga ish-Lindja. Në Tiranë, ambasadorët e BE-së vlerësojnë aftësinë e Ramës për “të menduar jashtë kornizës”, edhe pse korrupsioni endemik vazhdon ta mundojë vendin dhe së fundmi edhe nivelet më të larta të vetë qeverisë së tij. Ky vlerësim,  shpjegon pse pikëpamjet e Ramës merren seriozisht.

“Vetë Evropa është jashtë ekuilibri: burokracia e saj peshon më shumë se politika dhe grindjet e brendshme duken më të mëdha se horizonti i përbashkët” thotë Rama.

Debati mbi migracionin ka qenë veçanërisht sfidues për një politikan anglofil, i detyruar sërish të denoncojë “stereotipizimin etnik” të shqiptarëve të shprehur një Sekretar i Brendshëm Britanik.

Në një intervistë për The Observer, ai nuk e fsheh sa “shqetësuese” është që këtë herë akuzat për abuzim të ligjeve të azilit nga shqiptarët nuk vijnë nga një ministër konservator, por nga një qeveri laburiste e udhëhequr nga një njeri me të cilin ai thotë se ka marrëdhënie “shumë të mira”.

“Nëse veçon një komunitet, mund të presësh që anëtarët e atij komuniteti të lëndohen, të sulmohen, të plagosen, të rrihen,” thotë ai, ndërsa gishtat i lëvizin mbi një varg rruazash. “Ne e dimë nga historia se kështu ndodh.”

Partia Socialiste e Francës, shton ai, ka kryer një “vetëvrasje spektakolare” sepse ka tentuar të imitojë retorikën e ekstremit të djathtë për emigracionin. Sipas tij, ky është një mësim paralajmërues për liderët që të qëndrojnë besnikë ndaj bindjeve dhe vlerave të tyre.

“Kur hyn në garë me të djathtën ekstreme, humbet, sepse kur vjen puna për të zgjedhur kush është më i ashpër për çështje si migracioni, instinkti është të zgjedhësh origjinalin, jo kopjen,” thotë ai. “Mendon se mund të vallëzosh me djallin? Djalli fiton që në momentin që shkel në pistë.”

Rritja e populizmit të djathtë ekstrem, nacionalizmi patriotik, përçarja dhe përshpejtimi i militarizimit të Evropës janë, sipas Ramës, forca të fuqishme që e thellojnë këtë errësirë.

Por Rama nuk ka qenë kurrë i mendimit se presidenti amerikan, Donald Trump, është problemi i Evropës apo se strategjia e re amerikane e sigurisë kombëtare është veçanërisht befasuese.

Përkundrazi, ai e sheh zgjedhjen e Trumpit si një thirrje zgjimi; një goditje të nevojshme për ta nxjerrë Evropën nga inercia që e mban peng. Për një kohë shumë të gjatë, thotë Rama, BE-ja ka qenë e shkëputur nga realiteti dhe e penguar nga burokracia e vet.

“Urtësia e botës ka ecur shumë përpara pa ne dhe papritur po kuptojmë se kemi mbetur pas,” thotë ai. “Në këtë kohë sfidash të mëdha, na mungon forca politike; mbetemi në sipërfaqe, kur thellësia është ajo që momenti kërkon.”

Burokracia e rëndë e bllokut, sipas Ramës, është një pengesë kyçe. “Vetë Evropa është jashtë ekuilibri: burokracia e saj peshon më shumë se politika dhe grindjet e brendshme duken më të mëdha se horizonti i përbashkët.”

Nëse kontinenti do të bëhet më i fortë, duhet “më shumë Evropë, jo më pak Evropë”, dhe më shumë reflektim mbi politikat dhe veprimet që mund ta kenë penguar.

“Bëhet fjalë për mendim strategjik dhe politika të drejta dhe për atë se ku duam të jetë Evropa pas 10 apo më shumë vitesh,” thotë Rama. “Evropa duhet të ndryshojë dhe duhet të ndryshojë shpejt. Të gjithë e thonë, të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë, dhe megjithatë të tjerët po ecin me një shpejtësi shumë më të madhe.”

Që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, e ka mbështetur fuqishëm aleancën euroatlantike. Tregues i entuziazmit të saj për atë që Rama e quan “i vetmi pozicion moralisht i qëndrueshëm” është një targë makine e vendosur dukshëm jashtë zyrës së tij, me fjalën “Ukraine” dhe e zbukuruar me zemra të kuqe.

“Na fusni në Evropë dhe jam gati të nënshkruaj një marrëveshje ku të thuhet qartë se nuk duam të kemi fuqinë e vetos” tha Rama.

Në ish-shtetin stalinist nuk ka nostalgji për Rusinë e sotme, edhe pse intelektualët shqiptarë shprehin një dashuri për gjigantët e letërsisë ruse që lexoheshin dhe mësoheshin deri sa diktatori Enver Hoxha i preu lidhjet me Moskën.

“Çdo njeri që interesohet për botën mund të dojë shumë gjëra nga Rusia,” shton Rama. “Por jo politikën ruse. Në Shqipëri sigurisht që nuk na merr malli për faktin që nuk kemi pasur asnjë punë me Moskën që nga viti 1960.”

Gjashtë muaj pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Putini në shkurt 2022, autoritetet bashkiake të Tiranës e riemëruan bulevardin ku ndodhej ambasada ruse në “Rruga Ukraina e Lirë”, duke bërë të qartë se çdo dërgesë postare do të drejtohej në adresën e re. Misioni diplomatik u detyrua shpejt të zhvendosej.

Megjithatë, Rama është gjithashtu kritik ndaj mënyrës se si Evropa ka trajtuar negociatat e paqes, duke i dhënë meritë Trumpit për çeljen e komunikimit me Rusinë dhe për sjelljen e “diçkaje të re dhe të rëndësishme në lojë”.

“Ai solli komunikimin dhe diplomacinë në mes të një lufte që mund të ketë qenë e para ndonjëherë pa komunikim,” thotë ai. “Po, e bëri në mënyrë përçarëse sepse kështu vepron, por edhe këtu lind pyetja për ne: çfarë po bëjmë ne? Si ka mundësi që Evropa të mos ketë pasur kurrë një plan paqeje, apo komunikim të drejtpërdrejtë me Rusinë? A është kjo normale për atë që jemi si evropianë? Unë nuk mendoj kështu”, thotë Rama.

Në këtë boshllëk, thotë ai, Putini ka arritur të ketë sukses – “si shahisti brutal që është” – duke ushqyer një psikologji frike për sulme të mëtejshme, kur në realitet trupat ruse kishin kaluar vite duke u përpjekur të merrnin rajonin e Donbasit në Ukrainë.

Pushtimi ka nxjerrë në pah domosdoshmërinë gjeopolitike të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në bllokun me 27 anëtarë, thotë ai.

Rama e pranon hapur se, në dëshirën për t’u anëtarësuar në BE, Shqipëria është detyruar “të gëlltisë shumë bretkosa”.

Por anëtarësimi është gjithashtu ekzistencial. Pas më shumë se 500 vitesh si një cep periferik i Perandorisë Osmane dhe gati pesë dekadash nën një regjim komunist më brutal se çdo tjetër, asnjë synim nuk tingëllon më i suksesshëm se ky.

Gjeografia, thonë ata që janë ende mjaftueshëm të rritur për ta kujtuar, i bënte evropianë, por mizoria dhe paranoja e Hoxhës bënë që shqiptarët të mos ndiheshin kurrë pjesë e kontinentit.

Dekadat e tranzicionit të trazuar pas rënies së regjimit vetëm sa e kanë forcuar qëndrimin ndaj  BE-së. Nga të gjithë kandidatët që presin në derën e Brukselit, asnjë vend nuk ka mbështetje më të lartë për anëtarësim se Shqipëria. Ky entuziazëm shpjegon pjesërisht pse Rama e ka vendosur vitin 2030 si objektiv për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, me synimin që negociatat të mbyllen deri në fund të vitit 2027; një ambicie që kundërshtarët e tij e quajnë “krejtësisht jorealiste”, por lideri 2 metra i gjatë duket i vendosur të bëjë gjithçka që duhet.

“Na fusni në Evropë dhe jam gati të nënshkruaj një marrëveshje ku të thuhet qartë se nuk duam të kemi fuqinë e vetos,” thotë ai. “Ne kurrë nuk do ta përdorim votën tonë kundër shumicës. As nuk duam komisionerin tonë. Mund të bëjmë një marrëveshje me Italinë dhe komisioneri i Italisë të jetë komisioneri ynë. Jemi gati ta bëjmë këtë si garanci ndaj çdo frike se ndonjë tip i çmendur nga Ballkani do të hyjë në klub me fuqinë e vetos dhe do të fillojë të imponojë gjëra” .  /TheObserver



Ju sugjerojmë

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
-U tha në Opinion

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

18 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
-U tha në Opinion

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

18 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
-U tha në Opinion

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

18 Dhjetor, 2025 9:55 pm
“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
-U tha në Opinion

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

18 Dhjetor, 2025 9:51 pm
“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij
-U tha në Opinion

“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij

18 Dhjetor, 2025 9:43 pm
“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë
-U tha në Opinion

“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë

18 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Rama tregon liritë që ka “humbur” nga politika.Fevziu i kujton foton nudo nga plazhi
-U tha në Opinion

Rama tregon liritë që ka “humbur” nga politika.Fevziu i kujton foton nudo nga plazhi

18 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë
-U tha në Opinion

Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë

18 Dhjetor, 2025 9:24 pm
Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë
Kryesore

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

18 Dhjetor, 2025 7:17 pm
Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së
Kryesore

Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së

18 Dhjetor, 2025 7:11 pm
Para
Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë

Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë

Rama tregon liritë që ka “humbur” nga politika.Fevziu i kujton foton nudo nga plazhi

Rama tregon liritë që ka “humbur” nga politika.Fevziu i kujton foton nudo nga plazhi

“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë

“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë
















TE FUNDIT

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
18 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama komentoi gjatë një interviste në opinion “çelësin” e mbijetesës së gjatë në politikë. Ai nuk i vuri...

Lexo më shumë

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
18 Dhjetor, 2025

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka zbuluar deri në detaje se çfarë ndodhi mes tij dhe Lulzim Bashës,...

Lexo më shumë

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
18 Dhjetor, 2025

Gjatë intervistës për emisionin “Opinion” si një reflektim për 35 vite demokraci, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për pasojat...

Lexo më shumë

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
18 Dhjetor, 2025

Nëpërmjet një interviste në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama është “kthyer” 35 vite pas duke kujtuar fillimet e tij të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com