Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama për “Corriere Della Sera”: Shqipëria në BE në vitin 2030

2025/01/03 at 2:31 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama për “Corriere Della Sera”: Shqipëria në BE në vitin 2030

Në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera” Kryeministri shqiptar Edi Rama shprehu përsëri synimin e qeverisë së tij, për ta anëtarësuar vendin në BE në vitin 2030, ndërsa e quan të suksesshëm vitin 2024 përsa i përket integrimit.


“Ishte një vit i shënuar nga një psherëtimë lehtësimi, pasi më në fund jemi ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pas një rrugëtimi të gjatë reformash, plot me pengesa të vështira. Ndjesia është si ajo e marinarëve që, pas një udhëtimi të gjatë, më në fund shohin tokën. Nuk jam profet. Shpresoj në vitin 2030”, tha Rama.

Në këtë intervistë që mban titullin “‘Shqipëria në BE në 2030’, Edi Rama premton dhe mbyll TikTok” kryeministri thotë se vijimi i procesit drejt anëtarësimit të plotë mbetet një nga sfidat kryesore për vendin, ndërsa BE e cilëson si një krijesë të papërfunduar.

“Gjithçka që do të na çojë drejt hapit të madh historik të hyrjes në Bashkimin Evropian dhe ta transformojë Shqipërinë në një vend ku e kaluara nuk mund të marrë peng të ardhmen. Problemi është ndoshta që liderët e sotëm, veçanërisht në Evropë, kanë më pak mundësi për të ndikuar. Kjo sepse çështjet themelore kanë dalë jashtë kontrollit të qeverive kombëtare, ndërsa Bashkimi Evropian mbetet një krijesë e papërfunduar, dhe kjo është çështja më e madhe”, tha Rama.

Rama refuzon të vlerësojë veten në drejtimin e vendit, por thekson se kërkon një mandat të katërt me fitore të thellë në zgjedhjet e 11 Majit.

“Nuk më takon mua t’i jap vetes një vlerësim. Në majin e ardhshëm, do të mirëpres me përulësi votën e qytetarëve, sepse është ajo që ka rëndësi. Të kandidoj për një mandat të katërt dhe të kem një mbështetje që premton shumë është tashmë diçka e veçantë”, tha Rama.

Thotë se Shqipëria dhe Italia kanë marrëdhënie miqësore që i kalon kufijtë e ndarjes nga ideologjia politike.

“Nuk do ta shihja si një çështje ideologjike. Siç e kam thënë shpesh, me Italinë kemi një marrëdhënie shumë të veçantë për t’u kufizuar nga përkatësitë ideologjike”, u shpreh kryeministri.

Zgjedhjen e Donald Trump President të SHBA e konsideron si diçka që pritej, ndërsa flet dhe për ndikimin që do të ketë ai për Europën.

“Ishte e parashikueshme. Ai është kthyer në majën e botës pasi ka qenë buzë humnerës, duke prekur madje edhe vdekjen. Ai kurrë nuk ka fshehur bindjen se Zoti kishte një arsye të veçantë për ta mbajtur gjallë ndërsa kandidonte për Shtëpinë e Bardhë. Duke vazhduar paralelen me Zotin, ai nuk mund të bënte asgjë më bujare për të përpjekur të zgjojë Evropën. Shpresoj që kjo përpjekje të japë rezultatet e dëshiruara, përndryshe mund të ketë dhimbje të mëdha përpara”, tha Rama.

Kryeministri Rama thotë se ajo që dëshiron më shumë që të ndodhë që gjatë vitit 2025 është përfundimi i luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Klan News



Ju sugjerojmë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Konflikti Izrael-Iran,Trump bisedë 50 minutëshe në telefon me Putin. Çfarë diskutuan

14 Qershor, 2025 7:32 pm
Izraeli, sulme ajrore ndaj Iranit/ Shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Bota

Kina dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit: Mbështesim sovranitetin e Teheranit

14 Qershor, 2025 7:13 pm
Para
Dy 16-vjeçarët vjedhin me dhunë qytetarin në Vlorë

Atentati në Berat, policia shpall në kërkim dy vëllezërit nga Durrësi

Transferohet në Greqi për mjekim të specializuar kryepeshkopi Janullatos

Transferohet në Greqi për mjekim të specializuar kryepeshkopi Janullatos

Apeli i GJKKO-së i vendosi masën “detyrim paraqitje”/ Berisha: Vendimin do ta respektoj, çështjen tani e kam në Strasburg!
















TE FUNDIT

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
14 Qershor, 2025

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi listën e pagave indikative për sektorin e turizmit, teksa i bëri thirrje tatimpaguesve të...

Lexo më shumë

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
14 Qershor, 2025

Autoritetet në Minnesota kanë shpallur në kërkim Vance Luther Boelter, 57 vjeç, një ish-anëtar i emëruar nga Guvernatori Tim Walz...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com