Duke folur për arritjet e shëndetësisë, drejt asaj që ai ka premtuar “shëndetësi falas”, në emisionin “Top Story”, Kryeministri Edi Rama është shprehur se gjithçka duhet të fillojë nga regjistrimi i popullatës.
“Deri para 25 vjetësh nuk kishte qytetar pa kartelë mjekësore. Edhe lopët, edhe delet, edhe viçat e shqiptarëve kishin kartelë mjekësore. Këtu një popull i tërë pa kartela”.
Kryeministri ka shtuar se tarifat e shërbimeve mjekësore janë ulur, në raport me çfarë kanë qenë më parë:
“Nëse nuk shkon direkt tek QSUT, por tek mjeku i familjes, në QSUT paguan 7-8 herë më pak se sa paguaje deri në dhjetor”, ka deklaruar Rama.