Pasi opozita jashtparlamentare deklaroi që Këshilli Politik të mblidhet të enjten ose të premten, kryeministri Edi Rama, shkruan se më 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të diskutohet pa humbur asnjë ditë.
Kryeministri i bën thirrje opozitës të pranojë realitetin e të mos e kushtëzojë Këshillin Politik si Kuvendin dikur, pasi kjo nuk funksionon.
“Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën! Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë.Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur,se nuk funksionon!”, shkruan Rama në Twitter./Opinion.al