Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale fotot nga takimet e qeverisë me pensionistët.
Krahas pamjeve Rama shkruan se grupi parlamentar i PS-së është angazhuar në të gjithë Shqipërinë, për të ndarë me pensionistët fakte e pikëpamje mbi sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit.
“Foto Albumi, i Diskutimit të Hapur për pensionet në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ku qeveria dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste janë angazhuar në të gjithë Shqipërinë, për të ndarë me pensionistët fakte e pikëpamje mbi sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit”, shkruan Rama./Opinion.al