Aktualitet

Rama: Nuk do zgjedhim një president nga grupi parlamentar i PS


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:56 - 21/04/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme plenare foli për zgjedhjen e presidentit të ri dhe tha se nuk do të jetë një emër nga grupi parlamentar i PS.

Rama tha se nëse do e kishim bindjen për një kandidat që do na bindte plotësisht do e kishim bërë publike e as do ju kishim pyetur ju fare, por nuk e kemi.

Më tej, ai iu drejtua opozitës duke thënë se do keni gjithë konsultimet e nevojshme me ne nëse do jepni kandidaturë bindëse.

 “Nëse do e kishim bindjen për një kandidat që do na bindte plotësisht do e kishim bërë publike e as do ju kishim pyetur ju fare, por nuk e kemi kjo është e vërteta, nuk e kemi. Doni të jepni ju kontribut? Bujrum. Çfarë do zgjidhim ne me ju? Ju keni arritur në pikën që vini këtu merreni me zarfet e një procesi konfidencial, si në proces votimit që me zarf behet, Na tregoni ju hipokrizinë ne kur nxorrët 5 mijë veta në 2 mijë karrige. Ja urdhëro peng, unë jam peng? Ju jeni shpirtra të lirë? S’ka gjë më të rëndë se të jesh peng i gënjeshtrës tënde Për presidentin bujrum, do bëni gjithë konsultimet e nevojshme me ne nëse do jepni kandidaturë bindëse ne do e votojmë pa asnjë problem, nëse s’do jepni ne do bëjmë tonën e në fund partia do zgjedhë një president. Ne nuk do zgjedhim një president nga grupi parlamentar i PS”, tha Rama.

Pas