Kryeministri Rama ka folur sot në “5 Pyetje nga Babaramo” për takimin me kreun e PD-së, Lulzim Bashën.
Ai tha se grupet negociatore ranë dakord për takimin, axhendën vendin dhe orën, por Basha e zvarriti takimin.
“Jua siguroj se grupet negociatore ranë dakord, por Basha e shtyu takimin. Jo një herë thoshte se ishte i lodhur, jo një herë na thanë se ishte në gjumë, jo një herë aleatët e kështu me radhë”, tha Rama te Babaramo.