Aktualitet

Rama në spitalin COVID-3: Nëse do të ketë valë të dytë, jemi gati


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:43 - 02/06/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka vizituar ambientet e ish- kirurgjisë në QSUT që tashmë janë shndërruar në një spital COVID-3.

Rama u shpreh se virusi ende nuk është zhdukur, por nëse do të vijë një valë e dytë Shqipëria do të jetë gati.

Kryeministri theksoi se qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes dhe se duhet të respektojnë masat e dhëna nga mjekët.

“Virusi nuk ka ikur. Situata është, e kontrolluam më së mirë me rigorizitet me komitetin e ekspertëve. Përderisa sa nuk përsëriten. Uroj që vala e dytë të jetë një nga parashikimet e gabuara. Asnjë në vende që kanë sisteme shumë më të forta se nuk, se çfarë ishte nga vinte. Uroj që të mos ketë valë tjetër, por rreziku është i madh. Nëse nuk do të jenë vetë njerëzit të ndërgjegjshëm, me rregullat themelore, mund të Edhe kjo e kufijve, hap kufijtë, hap kufijtë, ja ne i hapëm, por tani kemi vetëm me Malin e Zi. Me turizmin askush nuk e di, më kë nuk kam biseduar dhe folur. Ne turizmin e hapëm, është i domosdoshëm për ekonominë, por nuk e di, mund të ndodhë që gjërat të përkeqësohen pa pritur dhe kujtuar. Mund të ndodhë që virusi të dobësohet nga transmetimi. Ne duhet të jemi gati. Ju mjekët dhe infermierët keni marrë hak për 30 vite, baltë, goditje, grushte në sallë, sepse ishit bërë si politikanët edhe ju. ‘Këta të marrin lekë, këta të vdesin….’, por ju keni marrë hak” tha Rama./ Opinion.al

Pas