Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama në “Porta a Porta”: Nuk është revoltuar populli, por politika

2019/03/06 at 8:37 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama në “Porta a Porta”: Nuk është revoltuar populli, por politika

Kryeministri Edi Rama ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin “Porta a Porta” në Rai Uno me gazetarin Bruno Vespa. Rama foli për marrëdhëniet mes dy vendeve, duke thënë se ndryshe nga vitet ’90 kur shqiptarët çonin dëshpërim në Itali, tani ka një marrëdhënie ekonomike solide, që kalon 2,6 miliardë eurot në vit.

“Italianët e parë nga ne, duken vetëm si shqiptarë të veshur me Versace”, tha Rama. Por Bruno Vespa replikoi duke thënë se ka njerëz që jetojnë shumë mirë, por edhe njerëz që jetojnë në skamje e prandaj ka protestues që kanë dalë në shesh.

“Kjo ndodh edhe në Itali. Por ajo që dua t’u them atyre që kanë parë këto imazhe dhe u janë kujtuar pamjet e Shqipërisë në vitet e kaluara, dua t’i them se nuk është një revoltë e popullit në shesh. Është një revoltë e pallatit të politikës. Ky stabilishment që u largua pesë vite e gjysmë më parë me 1 milionë vota, gjë që nuk kishte ndodhur në Shqipëri, nuk arrin të përtypë humbjen dhe si ballkanas të mirë ne nuk jemi në gjendje të përtypim humbjen”, është shprehur Rama. “Skenat janë të forta kur i sheh, por të gjithë atyre që duan të vijnë në Shqipëri, i siguroj se ajo ndodh vetëm në një perimetër të vogël prej 1 kilometri. Pas këtij perimetri, jeta vazhdon normalisht”, shtoi ai.

Bruno Vespa e pyeti se si është gjendja e drogës në Shqipëri “nga zero deri në “Kolumbi e Europës””, ndërsa Rama tha se nuk flitet keq për Shqipërinë në gjuhë të huaj. “Në vitin 2013 ishin 400 mijë hektarë me kanabis. Ndërsa në 2018 janë 0.8 hektarë, sipas burimeve të Guardia di Finanzës. Nuk duhet folur keq për Shqipërinë në një gjuhë të huaj”.

Në emision ishte ftuar edhe drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare. Ai tha se kjo që po ndodh në vendin tonë, është diçka që dëmton imazhin e Shqipërisë. “Ne kërkojmë të bëjmë pjesën tonë këtu jashtë vendit, ashtu sikundër presim që ata që janë brenda vendit të japin një sinjal të fortë botës. Vitet e fundit ka pasur rritje, por duhet t’ia tregojmë botës”, u shpreh Igli Tare./Opinion.al

Etiketa: bruno vespa edi ramaedi rama porta a portaedi rama rai unoemisionitaliashqiperia

Ju sugjerojmë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

14 Korrik, 2025 10:05 pm
Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
Aktualitet

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

14 Korrik, 2025 9:40 pm
Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
Kryesore

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

14 Korrik, 2025 7:32 pm
Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
Rajoni

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

14 Korrik, 2025 7:18 pm
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Para
“Në Shqipëri ka dy probleme”, çfarë tha Basha për emisionin italian

“Në Shqipëri ka dy probleme”, çfarë tha Basha për emisionin italian

Miliarderi Michael Bloomberg merr vendimin për zgjedhjet presidenciale

Miliarderi Michael Bloomberg merr vendimin për zgjedhjet presidenciale

Jo më dypunësim, përgatitet ligji i ri për mjekët dhe infermierët

Jo më dypunësim, përgatitet ligji i ri për mjekët dhe infermierët

TE FUNDIT

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
14 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgjik. Sipas burimeve, një automjet ka përplasur një person,...

Lexo më shumë

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
14 Korrik, 2025

Në frutat e ngrira të malit, me prejardhje nga Serbia dhe të destinuara për tregun gjerman, është zbuluar prania e...

Lexo më shumë

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
14 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me aksionin e IKKMT-së në Theth për shembjen e ndërtimeve...

Lexo më shumë

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
14 Korrik, 2025

Publikisht, Pekini e paraqet veten si palë neutrale në luftën e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Në njërën anë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com