Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama në Bruksel si Kryeministër në detyrë dhe me veshje jozyrtare

2017/05/25 at 12:44 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rama në Bruksel si Kryeministër në detyrë dhe me veshje jozyrtare

Kryeministri Edi Rama ishte në mesin e 6 kryeministrave të rajonit që patën një darkë pune në Bruksel me Përfaqësuesen për Politikën e Jashtme në BE, Federica Mogherini. Një takim përgatitor ky për samitin e Triestes.


Media gjermane “Deutsche Welle” i bën një skaner të plotë takimit dhe prezantimit të liderëve, duke e quajtur Ramën “një kryeministër në detyrë” dhe duke e krahasuar me Mustafën qeveria e të cilit u rrëzua në Kosovë. Po kështu mediat vetëm i kanë kushtuar rëndësi edhe pamjet së jashtme, ku si gjithmonë kryeministri ynë ka surprizuar…

Më poshtë shkrimi i plotë i DW

Shqipëria dhe Kosova u përfaqësuan në këtë takim joformal me kryeministrat në detyrë, Edi Rama dhe Isa Mustafa, Serbia me një kryeministër që së shpejti do të marrë postin e Presidentit, ndërsa Maqedoninë e përfaqësoi i mandatuari i qeverisë së re, Zoran Zaev.

Vendet e vetme të përfaqësuara me kryeministra “të plotfuqishëm”, ishin Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina. Por përfaqësuesja e BE për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini pretendon që edhe në këtë format të nxisë procesin e bashkëpunimit rajonal dhe të kontribuojë në zbutjen e problemeve të shumta mes vendeve atje.

Informaliteti i Edi Ramës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, erdhi në takim me veshje joformale dhe nuk dha ndonjë deklaratë para takimit me Mogherinin. Veshja e tij joformale la përshtypje të madhe tek të gjithë gazetarët e shumtë nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe ishte ndër temat (anësore) më të komentuara.

Pas darkës së përbashkët me Mogherinin, Isa Mustafën nga Kosova, Aleksandar Vuçiqin nga Serbia, Denis Zvizdiqin nga Bosnje-Hercegovina, Zoran Zaevin nga Maqedonia dhe Dushko Markoviqin nga Mali i Zi, kryeministri i Shqipërisë në veçanti nënvizoi nevojën e bashkëpunimit rajonal dhe afrimit të vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.

Shqipëria do të kërkojë me një zë hapjen e negociatave

Sa i përket çështjeve të brendshme në Shqipëri, Rama tha se nuk është biseduar për to. “Por pas zgjedhjeve të 25 qershorit, qeveria dhe opozita do të kërkojnë me një zë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE”. Rama tha se nuk mjafton vetëm vullneti i vendeve të Ballkanit për afrim me BE, por edhe Evropa duhet ta tregojë këtë vullnet. Sa i përket Shqipërisë dhe rrugës së saj në këtë drejtim, ai mendon se dy momente janë shumë të rëndësishme: zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri dhe zgjedhjet në Gjermani, më 24 shtator.

Kosova në atmosferën zgjedhore

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa deklaroi pas takimit bilateral me Mogherinin se me zonjën Mogherini ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm, por edhe për çështje, të cilat i presin Kosovën në të ardhmen. “Unë shpreha përkushtimin që Kosova, pa marrë parasysh se kemi hyrë në procesin e zgjedhjeve, do të ndjekë rrugën dhe perspektivën evropiane.”

“Mbetemi të përkushtuar për bashkëpunimin rajonal dhe për avancimin e raporteve tona me vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Mustafa.

Mogherini ishte e interesuar që në Kosovë të vazhdojnë proceset e nisura, pavarësisht faktit që ky vend është futur në fushatën parazgjedhore. Nërsa kryeministri, Isa Mustafa theksoi se “ne duhet të marrim disa vendime të rëndësisë themelore, siç janë demarkacioni, asociacioni dhe dialogu”. Partia Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas kryeministrit në largim do të “mbetet e përkushtuar që këto procese të shkojnë përpara, sepse nuk ka rrugë tjetër, e cila siguron liberalizimin e vizave.”

Demarkacioni kusht për liberalizimin

Mustafa theksoi se “demarkacioni mbetet kusht për liberalizimin e vizave”. Ndërsa lidhur me deklaratat e kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinaj, se brenda 3 muajve do të mund të bëhej liberalizimi i vizave, Mustafa tha: “Në qoftë se z. Haradinaj ka gjetur ndonjë instrument tjetër ai mund ta bëjë, por sa po shoh unë këtu në BE nuk ka ndryshim të qëndrimeve të tyre. Prandaj edhe në qoftë se sot do të ratifikohej nuk do të arrihet për 3 muaj të bëhej liberalizimi e jo më ratifikimi. Janë deklarata populiste, deklarata të fushatës”.

Vuçiq dhe problemet e Serbisë me Haradinajn

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq mendon se është mirë që Mogherini i ka ftuar liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në takim. “Me rëndësi është që të ruhet paqja dhe stabiliteti në rajon. Para nesh është një periudhë e vështirë, kur dihet se kryeministri i ri i Kosovës gati me siguri do të jetë Ramush Haradinaj”, theksoi Vuçiq.
Ai tha se për Serbinë është shumë me rëndësi që “të ruajë qetësinë dhe stabilitetin”. “Kjo deklaratë duket si frazë e pakuptimtë, por para nesh gjendet një periudhë e vështirë”, theksoi Vuçiq, i cili mendon se “është gati e sigurt që Haradinaj do të jetë kryeministri i ri i Kosovës”.

“Kjo sjell vështirësi dhe probleme të reja. Situata nuk është fare e lehtë dhe e thjeshtë, por besoj se do t’i tejkalojmë këto vështirësi”, tha ai. Vuçiq pohon se “ndaj Serbisë ekzistojnë aktualisht presione të ndryshme për përshpejtimin e procesit të zgjidhjes së çështjes së Kosovës”.

Maqedonia në prag të qeverisë së re

Mandatari i qeverisë së re në Maqedoni Zoran Zaev erdhi në Bruksel me një ekip shumë të vogël, por sipas burimeve tona, ai është pritur jashtëzakonisht mirë nga Mogherini dhe ishte ndër më të kërkuarit nga mediat. Në një intervistë për Deutsche Ëellen, Zaev tha se shpreson që vendi i tij do të kthehet në rrugën e basnhkëpunimit edhe më të ngushtë me BE dhe se do të vazhdojë procesi i negociatave, për shkak se vendet e tjera të rajonit e kanë tejkaluar Maqedoninë, ndonëse ajo ka nisur negociatat në vitin 2005.

Por Maqedonia së pari duhet të bëjë konstituimin e të gjitha institucioneve. Zaev mendon se përbërjen e re të kabinetit qeveritar mund ta prezantojë javën që vjen. Sa i përket negociatave me partnerët shqiptarë, ai tha se më së shumti dallime ka aktualisht me Besën, por shpreson se edhe këto dallime do të tejkalohen dhe se do të krijohet një koalicion i qëndrueshëm, i cili jo vetëm që mund të zgjedhë qeverinë, por të vazhdojë edhe zbatimin e reformave. Zaev shprehet i bindur se në të ardhmen nuk do të ketë dhunë në Parlament, siç ndodhi pas seancës së fundit. /DW

Etiketa: brukselkryeminister ne detyremogherimiramaveshje jozyrtare


Ju sugjerojmë

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje
Kryesore

Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje

13 Maj, 2025 9:40 pm
Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!
Kryesore

Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!

13 Maj, 2025 9:35 pm
VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes
Politikë

VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes

13 Maj, 2025 9:27 pm
PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë
Kryesore

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë

13 Maj, 2025 9:13 pm
A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
Kryesore

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

13 Maj, 2025 9:00 pm
Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
Rajoni

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

13 Maj, 2025 8:35 pm
Para
Kush janë aleatët që Basha nuk i futi në lista

Kush janë aleatët që Basha nuk i futi në lista

Këto janë tre pyetjet që duhet t’i bëni partnerit përpara se të martoheni

Këto janë tre pyetjet që duhet t’i bëni partnerit përpara se të martoheni

Shukriu me brekë të grisura dhe shoqëria jonë pa brekë fare

Skandali i AKU dhe fabrikat e ushqimeve që po vrasin shqiptarët
















TE FUNDIT

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
13 Maj, 2025

Drejtuesi i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka reaguar për herë të parë lidhur me rezultatin e...

Lexo më shumë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
13 Maj, 2025

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit....

Lexo më shumë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
13 Maj, 2025

Ky artikull nuk i dedikohet konkretisht rrugëtimit politik të Sali Berishës apo Edi Ramës. Nuk është një përmbledhje e mirëfilltë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
13 Maj, 2025

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç dhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kanë uruar kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com