Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga qendra e Tiranës me të cilat ju ka uruar ndjekësve në rrjetet sociale një të diel të paqtë.
Rama shkruan në postimin e tij në rrjetet sociale se qendra e Tiranës po transformohet befasueshëm në një atraksion urban duke pritur çdo ditë mijëra turistë nën një ofertë fantastike.
“Mirëmëngjes dhe nga qendra e Tiranës që po transformohet befasueshëm në një atraksion urban duke pritur çdo ditë mijëra turistë nën një ofertë fantastike, të cilët qëndrojnë në radhë për të shijuar sitet më të bukura që përfaqësojnë historinë, kulturën e harmoninë fetare karakterizuese, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.