Ka nisur rindërtimi i segmentit të parë rrugor deri në fshatin Pezë Helmës të Tiranës.
Lajmi është bërë i ditur nga kyeministri Edi Rama, përmes disa fotove në rrjete sociale ku thekson se do të rehabilitohet plotësisht rruga e vjetër Kombinat-Ndroq-Plepa.
Sipas tij, ky aks do i shërbejë jo vetëm zonës, por edhe Shqipërisë turistike.
“U ndez drita jeshile edhe për rrugën e vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, ku ka nisur rindërtimi për segmentin e parë deri në Pezë-Helmës dhe do të vijojë me segmentin tjetër, deri në përfundimin e projektit të zgjerimit e rehabilitimit të plotë të këtij aksi, i cili do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të krejt zonës, si edhe Shqipërisë Turistike me një tjetër rrugë panoramike për vizitorët e turistët e shumtë”, shkruan Rama.