Aktualitet

Rama mohon bandat dhe familjet mafioze: Në Shqipëri ka vetëm rrugaçë, jo banda!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:27 - 07/09/18 |
b.f

Një numër i madh vrasjes e krimesh tronditën vendin muajt e fundit, ndërsa opozita ka ngritur alarmin se bandat dhe kriminelët kanë mbështetje politike. Por Kryeministri i vendit i mohon bandat dhe familjet mafioze qe përmenden edhe në raportene huaja, ndersa thotë se ata që po bëjnë krimet janë thjesht rrugaçë.

“Ne duhet të vëmë një vijë të kuqe të qartë dhe plot ndriçim në çdo qytet për të gjithë rrugeçërit. Se këtu flitet banda, por këtu kemi të bëjmë me rrugeçër kryesisht. Këta duhet të humbasin përfundimisht autoritetin që kanë në rrugë, që gëzojnë prej shumë e shumë vitesh. Duhet të shqetësohen këta kur dalin nga shtëpia”, tha kryeministri.

Duke folur në Asamblenë e PS-së, ai përmendi edhe një herë statistikat që disponon policia për kriminalietin.

“Në muajin Gusht në vitin 2010 ka pasur 45 vrasje. Këtë vit Maj-Gusht ka 13, duke përfshirë edhe masakrën e 8 të vrarëve menjëherë nga një i çmendur. Në 2011, 43 me 13. Në 2012, 47 me 13. Në 2013, 36 me 13. Këta që na flasin që krijojnë gjithë këtë zhurmë sikur këtu po ndodh hataja janë këta që kanë drejtuar Ministrinë e Brendshme kur kishte mbi 40 vrasje çdo verë”, vijoi Kryeministri.

Pas