Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të përdorë fjalët e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe Winston Churchill, për të dërguar një mesazh opozitës.
“Problemet pas fitores janë më të kënaqshme se sa ato pas humbjes, por jo më pak të vështira.-Winston Churchill”
Kujtojmë që opozita ka paralajmëruar portestën e radhës kombëtare më 8 korrik, kundër qeverisë “Rama”.
Ndërkohë nga ana e mazhorancës dhe e opozitës ende nuk ka një lëvizje konkrete që palët të gjejnë rrugën e dialogut.
Pas 30 qershorit, opozita ka nxjerrë kauzën e re të manipulimit të votave si deh mbushjen fiktive të kutive. Në të njëjtën kohë, opozita pretendon se Rama është refuzuar nga 85% e shqiptarëve, kjo gjë, sipas tyre, tregon se kjo masë njerëzish janë në mbështetje të opozitës.
Nga ana tjetër qeveria pretendon se zgjedhjet ishin të rregullta dhe se e vetmja shkelje kushtetuese është bërë nga presidenti Ilir Meta, i cili dekretoi 13 tetorin si datë të re por zgjedhjet lokale.
Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, duke miratuar tabelat përmbledhëse për bashkitë e vendit dhe kryetarët e rinj,/ Opinion.al E.Xh.