Aktualitet

“Asnjë efekt anësor, zero”, Rama merr dozën e dytë të vaksinës Pfizer


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:54 - 02/02/21 |
Doriana Çepunaj

Këtë të martë do tu injektohet doza e dytë e vaksinës personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Në këto momente kryeministri Edi Rama ka marrë dozën e dytë të vaksinës. Para se të merrte dozën, Rama u pyet nëse kishte pasur efekte anësore apo temperaturë pas marrjes së dozës së parë. Ai tha se gjatë kësaj kohe nuk kishte pasur asnjë efekt anësor. “Nuk kam pasur asnjë efekt, zero efekt, as temperaturë, asgjë”, tha Rama.

Paralelisht me kreun e qeverisë ka marrë dozën e dytë të Phizer edhe shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo.

Ka nisur sot në stadiumin Air Albania cikli i dytë i vaksinimit për mjekët e infermierët e vijës së parë, si edhe cikli i parë për mbi 1000 të tjerë me dozat e reja./Opinion.al

Pas