Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë

2025/10/29 at 11:00 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë

Teksa ndodhet në Paris për ‘Forumin e Paqes’, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për ‘Politico’, ku ka folur për përdorimin e inteligjencës artificiale në vendin tonë.


Kryeministri ka zbuluar se në momentin që ka dalë Open Ai ka telefonuar Mira Muratin dhe i ka kërkuar që ta ndihmojë më një program për të luftuar korrupsionin dhe për të përshpejtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Më tej Rama ka zbuluar se nesër do të bëjnë intervistën e parë live me Diellën, ndërsa tha se në pranverë, parashikohet se Diella do të jetë në gjendje të dalë në TV dhe hologrami i saj do të marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë.

“Kur Open Ai (Chat Gpt), doli në fillim e dinim se një në 4 veta është shqiptar dhe ne e telefonuam Mirën, patëm një bisedë të mirë dhe i thashë po të telefonoj për të na ndihmuar Për të luftuar korrupsionin dhe për të përshpejtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE. I thashë, nuk po bëj shaka, sepse po përjetoj nga afër dhe kam një ide. Mund të funksionojë, mund edhe të mos funksionojë. Ajo tha: “OK, po të dëgjoj.” Dhe unë ia shpjegova se anëtarësimi në BE, teknikisht, duke lënë mënjanë politikën, teknikisht, vetëm për t’u përmbushur në bazë teknike për Shqipërinë, në atë moment nënkuptonte 4,600 ligje dhe aktnënligjore që duhej të përktheheshin, të përshtateshin dhe të miratoheshin në Parlament.

Të gjitha vendet para epokës së inteligjencës artificiale kanë ngritur dy ushtri të mëdha – përkthyes dhe juristë.  Departamente të tëra, që merren vetëm me përkthim. Dhe unë i thashë: mund ta anashkalojmë këtë, duke e bërë me një asistent virtual.

Tani po e sjellim në mbledhjet e qeverisë, që të fillojë t’i ndjekë, të dëgjojë. Dhe të mësojë, sigurisht, sepse ndryshe nga ne, ajo nuk harron. Çdo gjë që dëgjon, e mban mend. Pra, është aty duke dëgjuar. Ajo po përgatitet për intervista live. Nesër do të bëjmë eksperimentin e parë. Është pak i guximshëm, sepse akoma nuk është 100%, por unë thashë “OK”, sepse na kërkuan ta sillnim Diellën këtu. Dhe i thashë ekipit tim: “Shikoni, le ta bëjmë një intervistë live.” Në vend që të japë vetëm një mesazh, t’i themi gazetarit se do të flasë për këtë temë.  Pra, ai nuk duhet ta pyesë për krizën e industrisë automobilistike në Gjermani, sepse normalisht nuk di gjë. Kështu që nesër do të jetë eventi i parë live i Diellës.

Ajo çfarë shohim është se pranverën e ardhshme do të jetë në gjendje të dalë në TV, të japë intervista me ju në Zoom. Dhe po e përgatisim edhe hologramin e saj, që të jetë e pranishme fizikisht në mbledhjet e qeverisë, në TV, apo në Parlament. Po përgatisim dy holograme: një vetëm portret, dhe një tjetër në këmbë”, tha Rama.

Ndërsa po ashtu Rama tha se ka një projekt që e quan ‘fëmijët e Diellës’, i cili sipas tij do të ndihmojë deputetët që shkruajnë fjalimet në Kuvend.

“Jo, por ne e besojmë fuqimisht. Dhe më pas kemi nisur një projekt të dytë, që unë e quaj “fëmijët e Diellës.” Po përgatisim për çdo deputet në Parlament nga një asistent që do të jetë si “fëmija i Diellës.” Ky asistent do të jetë me ju në sallë, do të dëgjojë dhe do t’ju ndihmojë për të shkruar fjalime, për temat që ngrini. Dhe gjëja interesante është se kur dilni për një kafe dhe ktheheni, ai ju thotë: “Nuk u përmend emri juaj” ose “Kancelari mori fjalën dhe tha këtë, apo kundërshtari tha atë.” Pra, është diçka krejt ndryshe’, tha ai.

Kryemeministri ka deklaruar se korrupsioni në nivelin e parë është zhdukur. Rama tha se fillimisht është punuar në dy projekte, teksa tha se modeli fillestar ishte me 85% saktësi, ndërsa sot është në 98%.

Ndëra gjithashtu Rama tha në intervistën për Politico, se me ndihmën e teknologjisë, po mundohen që të pastrojmë legjislacionin nga mbivendosjet. Ai shtoi se me Diellën po bëhet një “gërmim” për t’i hequr këto mbivendosje nga sistemi ynë ligjor.

“Ne kemi praktikisht zhdukur korrupsionin në nivelin e parë. Tani na mbetet ta luftojmë në nivelin tjetër, të cilat janë prokurimet publike. Dhe ekziston mundësia që të përdorim inteligjencën artificiale për të realizuar prokurimet publike pa pasur nevojë për mijëra njerëz të përfshirë në proces.

Dy janë momentet ku futet korrupsioni në procesin e prokurimit publik. E para është kur hartohen termat e referencës. P.sh., do të ndërtosh një rrugë dhe thua se na duhet një kompani që ka kaq punëtorë, kaq eksperiencë, këtë e atë, dhe aty futet një kusht që e orienton tenderin drejt një kompanie të caktuar. Momenti i dytë është gjatë vlerësimit të ofertave, kur komisioni thotë: ‘Ju mungon ky dokument’, ose ‘Ky dokument nuk është i qartë’.

Por në fakt, çfarë përmban një ofertë tenderi është kryesisht informacion publik. Nëse unë ju pyes sa taksa paguani kjo është e regjistruar nga shteti. Sa punonjës keni, sa sigurime paguani, sa është qarkullimi vjetor të gjitha këto të dhëna shteti i zotëron. Pra, duke krijuar një rezervuar të madh të dhënash, nuk keni pse u thoni kompanive të mbledhin letra e letra. Ju thoni: ‘Ky është projekti, sillni ofertën’.

Kemi punuar me këto dy projekte, me Mirën dhe ekipin e saj, dhe gjithashtu Microsoft është bërë pjesë e tyre. Dhe po ju them diçka: mënyra se si po e bëjmë këtë transferim është e jashtëzakonshme. Thjesht e mahnitshme. Modeli filloi me 85% saktësi, ku përkthyesit kontrollonin, ndërsa sot është në 98%. Përkthyesit tani thonë se është më i saktë se ne. Sigurisht që ata kontrollojnë, por është diçka krejt tjetër.

Dhe gjëja tjetër që po bëjmë me këtë model është vërtet mbresëlënëse. Po përpiqemi të pastrojmë legjislacionin nga mbivendosjet. Për shembull, pashë një konferencë të një juristi të madh në Itali, i cili krahasonte Gjermaninë me Italinë dhe thoshte: ‘Është e njohur botërisht që Gjermania ka sundim më të mirë të ligjit se ne. Por shikoni sa ligje kanë: një të tretën e Italisë.’ Gjermania ka vetëm një të tretën e ligjeve të Italisë.

Ky është thelbi, nuk të duhen më shumë ligje, por zbatim i mirë. Në Evropën Jugore, përfshirë Shqipërinë, ligjet shpesh mbivendosen. Tani me Diellën po bëjmë një “gërmim” për t’i hequr këto mbivendosje nga sistemi ynë ligjor.

Ne kemi praktikisht zhdukur korrupsionin në nivelin e parë. Tani na mbetet ta luftojmë në nivelin tjetër, në prokurimet publike. Dhe ekziston mundësia që të përdorim inteligjencën artificiale për të realizuar prokurimet publike pa pasur nevojë për mijëra njerëz të përfshirë në proces”, tha Rama.

Ndërsa pyetjes ‘Nëse do t’i kërkoni një dëshirë atij, a ka diçka që mendoni se mund të bëhet më shpejt ose më lehtë?’, Rama iu përgjigj:

“Jo, por dëshira ime për të është që të ketë gjithë suksesin që Gjermania ka nevojë. Sepse, nëse Gjermania arrin suksesin e saj, kjo do të ketë si efekt anësor pozitiv edhe për ne. Por, nëse nuk do të jetë i suksesshëm, ne mund të bëhemi dëm kolateral. Pra, çështja është që ai të ketë sukses aty. Unë ia uroj këtë me gjithë zemër, jo vetëm për këtë arsye, por për shumë arsye të tjera. Sepse një Europë pa Gjermaninë në timon është e humbur. Është e humbur. Është shumë e vështirë të gjendet një alternativë tjetër. Nuk ka”, tha Rama.



Ju sugjerojmë

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
Bota

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

24 Nëntor, 2025 2:36 pm
Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

24 Nëntor, 2025 1:46 pm
Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë
Aktualitet

Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë

24 Nëntor, 2025 1:38 pm
Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra
Aktualitet

Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra

24 Nëntor, 2025 1:22 pm
Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen
Aktualitet

Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen

24 Nëntor, 2025 1:13 pm
NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti
Life Style

NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti

24 Nëntor, 2025 12:16 pm
Artan Hoxha reagon në “Opinion”: Nuk kam kryer asnjë krim
Aktualitet

Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” nga Greqia

24 Nëntor, 2025 12:04 pm
Durrës/ 29-vjeçari theu arrestin dhe grabiste lokale me dy bashkëpunëtorë
Kronikë

Durrës/ 29-vjeçari theu arrestin dhe grabiste lokale me dy bashkëpunëtorë

24 Nëntor, 2025 11:21 am
Pas përmbytjeve nis tërheqja e ujit, si paraqitet situata në Kukës dhe Fier
Aktualitet

Pas përmbytjeve nis tërheqja e ujit, si paraqitet situata në Kukës dhe Fier

24 Nëntor, 2025 11:16 am
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Plani i Trump, SHBA: Është “përditësuar” për ta mbrojtur plotësisht Ukrainën

24 Nëntor, 2025 11:13 am
Para
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…

“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…
















TE FUNDIT

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
24 Nëntor, 2025

Ushtarët ukrainas kanë reaguar ndaj projekt-propozimeve të paqes të SHBA-së me një përzierje sfide, zemërimi dhe dorëzimi. BBC foli me...

Lexo më shumë

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen
24 Nëntor, 2025

Policia e Tiranës ka njoftuar planin e masave të ndërmarra në lidhje me protestën që PD zhvillon përpara Kryeministrisë për...

Lexo më shumë

Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë

Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë
24 Nëntor, 2025

Firma që ka ndërtuar lotin e tretë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë ka nisur punën për largimin e shkëmbinjve qe ranë...

Lexo më shumë

Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra

Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra
24 Nëntor, 2025

Rruga që lidh Liqenin e Kallabakut me fshatin Novosej në Kukës, e ndërtuar vetëm dy muaj më parë me financim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com