Më 9 korrik, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me të gjithë kryebashkiakët në Durrës.
Ky takim vjen në një kohë kur kreu i qeverisë u ka bërë thirrje bashkive që të nisin punën për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet që janë bërë nga biznese të ndryshme.
Po ashtu në fikus të diskutimeve do të jetë dhe organizimi i pushtetit vendor gjatë sezonit turistik.