Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Marrëveshja me Italinë nuk është çështje interesash

2023/11/10 at 4:19 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama: Marrëveshja me Italinë nuk është çështje interesash

Edi Rama ka vijuar të sqarojë opinionin publik italian lidhur me marrëveshjen e nënshkruar të hënën me homologen Meloni për azilkërkuesit afrikano-veriorë.

Në një lidhje Sky nga Parisi, Rama për Rete 4 thotë se është keqkuptuar deklarata e kryeministres italiane pasi në qendrën pritëse të Gjadrit do të mirëpriten dhe burra dhe gra, por përjashtohen fëmijët dhe gratë shtatzëna që do të qëndrojnë në Itali në pritje të përgjigjes së kërkesës së azilit.

“Kjo nuk është e vërtetë. Kryeministrja Meloni foli për minorenë dhe gra shtatzëna, vetëm kjo kategori nuk do të udhëtojë drejt vendit tonë. Është shumë e rëndësishme ta sqarojmë se dhe në Shqipëri është keqkuptuar”, tha Rama.

Mbi modalitet e marrëveshjes ku parashikohen kushtet siguron se ekspertët e të dy shteteve kanë qenë shumë të kujdesshëm, ndaj i cilëson të papranueshme deklaratat se po krijohet një Guantanamo në Shqipëri.

“Kjo pastaj është vërtetë shumë e rëndë. Pastaj kampe të tilla ka kudo në Europë, ka në Greqi për shembull që është vend i BE dhe askush s’ka lëshuar alarmin se atje ka një Guantanamo. Mbase nuk janë hotel në breg të detit, por gjithsesi ne nuk duam të bëjmë diçka që nuk respekton dinjitetin e këtyre personave përkundrazi ngaqë ne duam pikërisht të respektojmë dinjitetin e tyre kemi qenë shumë të kujdesesh me numrin, me procedurat“.

Po kaq i ofenduar thotë se ndihet dhe nga ata që e shikojnë si marrëveshje: Më jep, të jap.

“Kur dëgjoj që Rama i hapi derën afrikanëve të Melonit për të hyrë më shpejt në BE, më fal, por këta që flasin kështu s’e kanë idenë as sesi mund të trokasësh në Europë jo më të hyjnë. Të hysh në BE është një rrugëtim shumë i ndryshëm nga ai që përfytyrojnë këta që flasin kështu. Nuk hyn fare, por në një bote ku vlen vetëm interesi dhe paraja askush nuk mund ta imagjinojë që mund të bëhet një marrëveshje vetëm për të nderuar miqtë dhe vetveten”, tha Rama.

Komenton dhe njëherë deklaratat e sivllezërve socialistë italianë që janë pozicionuar kundër kësaj marëveshje.

E duke e vendosur shenjën e barazimit mes qëndrimit të së majtës italiane me atë të së djathtës shqiptare për këtë çështje, Rama kërkon që në të dy vendet mos përdoren bindjet politike për ta vlerësuar, por të shihet objektivisht si një zgjidhje e drejtë siç ai pretendon se është./Tv Klan

Ju sugjerojmë

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
Bota

3 Korrik, 2025 10:33 pm
Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
-U tha në Opinion

3 Korrik, 2025 10:14 pm
Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
Kryesore

3 Korrik, 2025 10:00 pm
Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
-U tha në Opinion

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

3 Korrik, 2025 9:44 pm
‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh
Aktualitet

3 Korrik, 2025 9:33 pm
“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet
Aktualitet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet

3 Korrik, 2025 9:20 pm
Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…
Aktualitet

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

3 Korrik, 2025 9:11 pm
Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…

3 Korrik, 2025 9:00 pm
Po transportonte 17 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar

3 Korrik, 2025 8:58 pm
Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

3 Korrik, 2025 8:06 pm
Para
Marrëveshja me Italinë për refugjatët/Balla: Integrimi në BE ka përfitime dhe përgjegjësi 

“E majta italiane po tenton të përjashtojë PS nga PSE”, Meloni publikon reagimin e kryeministrit: Përgjigje efektive

"E majta italiane po tenton të përjashtojë PS nga PSE”, Meloni publikon reagimin e kryeministrit: Përgjigje efektive

Një tjetër fundjavë me shi/ Nga sot reshje me intensitet të lartë, zonat që preken

TE FUNDIT

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
3 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka arritur të enjten një fitore të madhe politike, pasi Kongresi e...

Lexo më shumë

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
3 Korrik, 2025

Për shqiptarët, mikpritja ka qenë gjithnjë zakon për të respektuar këdo që troket. Por një ngjarje e pakëndshme duket se...

Lexo më shumë

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
3 Korrik, 2025

Në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, gazetarja Glidona Daci, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me kompaninë “Bankers Petroleum Albania”,...

Lexo më shumë

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
3 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku një vajzë 12 vjeçe ka rënë pre e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com