Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Ligj për fëmijët e bluzave të bardha që humbën jetën nga COVID-19

2021/05/12 at 6:59 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Ligj për fëmijët e bluzave të bardha që humbën jetën nga COVID-19

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve se pas formimit të qeverisë së re, do të miratohet një ligj për të mbështetur fëmijët e infermierëve që humbën jetën gjatë punës duke u përballur me COVID-19.

Rama tha se miratimi i këtij ligji do të jetë veprimi i parë i qeverisë së dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

 “E vërteta është që ne kemi folur vijimësisht mes nesh për çdo rast tragjik humbjeje të jetës dhe kemi qenë herë-herë të tunduar për të bërë nderimet përkatëse, por gjithmonë në fund kemi mbetur të mendimit që nderimet duan bërë në fund të kësaj lufte. Prandaj i jam shumë mirënjohës Urdhrit të Infermierëve për këtë mundësi që na jep, që të nderojmë me përulësi dhe mirënjohje të thellë ata që nuk janë më mes jush dhe njëkohësisht ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’iu përcjellë të gjithëve ju shprehjen më të sinqertë të respektit dhe mirënjohjes.  Ju e dini më mirë se kushdo tjetër që cilado dhe cilido prej jush e të gjithë atyre që s’janë këtu sot, mund të ishte njëri prej atyre që nuk e përballuan dot deri në fund luftën me armikun e padukshëm në trupin e tyre. Kjo e bën jashtëzakonisht të çmuar rezistencën tuaj dhe papërkulshmërinë e secilit prej jush në këtë luftë nervash të jashtëzakonshme, ku ju keni lënë familjet tuaja dhe jeni vetëprivuar nga kontaktet normale për të ruajtur familjet tuaja, që t’i përkushtoheni atyre që pa ju do ta kishin pasur të pamundur t’i mbijetonin këtij armiku. Nga ana tjetër, duke parë fotografitë e kolegeve dhe kolegëve tuaj që humbën jetën në këtë përpjekje më duket vendi i duhur për ta përsëritur një angazhim, një vendim që e kam marrë që ditën e zgjedhjeve, që vendimin e parë të qeverisë së re ne do ta marrim për fëmijët e të rënëve në krye të detyrës mes bluzave të bardha. Këta të fundit nuk do të jenë vetëm, pasi me këtë ligj të ri që do të miratojmë për ta, deri në ditën e daljes së tyre në jetë të pavarur, do të kujdeset Republika e Shqipërisë për ta. Është koha që jo vetëm t’i nderojmë këta njerëz të mirë dhe profesionistë të përkushtuar me titullin e dëshmorit, por të marrim përsipër të kujdesemi për fëmijët e tyre. Në mënyrë që bashkëshortët e tyre, të mbetur pa bashkëshort apo bashkëshorte, si rezultat i rënë në krye të detyrës. Të mos kenë vetëm certifikatën e varur në mur, por edhe një mbështetje të vazhdueshme konkrete dhe të pandërprerë për fëmijët deri ditën kur ata të dalin të pavarur në jetën e tyre”, tha Rama./ Opinion.al

Etiketa: covid-19edi ramaInfermirët

Ju sugjerojmë

Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin
Kryesore

Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin

11 Tetor, 2025 10:46 pm
Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet
Aktualitet

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11 Tetor, 2025 10:11 pm
Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj
Sport

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

11 Tetor, 2025 9:38 pm
Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje
Aktualitet

Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje

11 Tetor, 2025 8:41 pm
Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana
Sport

Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana

11 Tetor, 2025 7:51 pm
Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë
Kryesore

Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë

11 Tetor, 2025 7:02 pm
Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut, gjenden turistët
Aktualitet

Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut, gjenden turistët

11 Tetor, 2025 6:02 pm
Andorra bën surprizë në grupin tonë, barazon 2-2 në Letoni dhe merr pikën e parë
Sport

Andorra bën surprizë në grupin tonë, barazon 2-2 në Letoni dhe merr pikën e parë

11 Tetor, 2025 5:38 pm
Zelensky vlerëson Trump për marrëveshjen në Gaza: Arritje e jashtëzakonshme
Bota

Zelensky vlerëson Trump për marrëveshjen në Gaza: Arritje e jashtëzakonshme

11 Tetor, 2025 5:35 pm
Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet
Kronikë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

11 Tetor, 2025 4:55 pm
Para
Rama: Do të rrisim pagat për mjekët dhe infermierët

Rama: Do të rrisim pagat për mjekët dhe infermierët

Rama refuzon çmimin nga Urdhri i Infermierit: Nuk e meritoj

Rama refuzon çmimin nga Urdhri i Infermierit: Nuk e meritoj

Negociatat/ Bullgaria nuk heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut

Negociatat/ Bullgaria nuk heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut

TE FUNDIT

Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin

Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin
11 Tetor, 2025

Për herë të parë në historinë mes tyre, Shqipëria ka mposhtur Serbinë. Dueli në Leskovac u mbyll 0-1 për kuqezinjtë...

Lexo më shumë

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet
11 Tetor, 2025

Një incident me armë ka ndodhur në qendër të Prishtinës, aty ku po ndiqet ndeshja Serbi-Shqipëri Pas golit të Rei...

Lexo më shumë

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj
11 Tetor, 2025

Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh ndaj asaj serbe, në super-sfidën që luhet në Leskovac. Ishte Rei Mamaj ai që i...

Lexo më shumë

Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje

Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje
11 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e inagurimit të “Tirana Moons” në Sheshin Nënë Tereza, një oaz i gjelbër kushtuar librit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com