Aktualitet

Rama refuzon çmimin nga Urdhri i Infermierit: Nuk e meritoj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:25 - 12/05/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të marrë një certifikatë mirënjohjeje nga Asambleja Kombëtare e Infermierëve të Shqipërisë. Urdhri i Infermierëve i ka dhënë kreut të qeverisë Titullin e Lartë, Miku i Infermierëve të Shqipërisë.

Në takimin e zhvilluar me infermierët, Rama tha se nuk e meriton këtë certifikatë, duke thënë se atë duhet ta mbajë Urdhri i Infermierit e t’ia dorëzojë kur të jetë rritur paga me 40%.

Çmimi i është dhënë Ramës me motivacionin për bashkëpunimin, mbështetjen dhe vlerësimin e infermierëve në realizimin e misionit në mbrojtje të shëndetit të komuniteteve.

“Kjo certifikatë erdhi si pasojë e bashkëbisedimit që pata me kolegët në  këshillin kombëtar. Vjen për strukturën e re të spitaleve, që keni bërë në të gjithë Shqipërinë, për vaksinimin, për 40 për qindëshin dhe për 40 përqindëshin tjetër. Nuk do ta marr certifikatën sepse nuk më takon. Duke qenë se ju nuk doni ta lini në siklet presidenten. Them që certifikatën ta mbajë Urdhri dhe unë do ta marr pasi rroga të jetë rritur me 40 për qind….Llamba do më kujtojë që duhet shkosh të marrësh certifikatën.”-tha Rama./Opinion.al

Pas