Aktualitet

Rama: Krenar për Brojën. Turp për këdo që shënjestron komunitetin shqiptar në Britani



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:34 - 03/11/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama, në një postim në “Twitter”, ka shpërndarë një video të futbollistit shqiptar Armando Broja, i cili luan me ekipin e Chelsea-s, në Angli.

Krahas videos, kreu i qeverisë thotë se është turp për këdo që veçon komunitetin tonë të madh në Britani, duke e kthyer në shënjestër të diçkaje që as e kanë krijuar dhe as nuk mbajnë përgjegjësi.

‘Krenar për ty Armando Broja dhe krenar për çdo shqiptar që punon shumë dhe kontribuon në Mbretërinë e Bashkuar! Turp për këdo që veçon komunitetin tonë të madh atje, duke ju kthyer të gjithëve në shënjestër të diçkaje që shqiptarët as e kanë krijuar dhe as nuk mbajnë përgjegjësi për sa keq po trajtohet.’-shkruan Rama.

Dy ditë më parë Broja u shpreh në një deklaratë për mediat se ai ndihet shumë krenar për vendin nga vjen duke e cilësuar si një vend të mrekullueshëm.

Ky postim i Ramës vjen pas deklaratave të Sekretares së Brendshme Britanike Suella Braveman. Braverman tha disa ditë më parë se Anglia jugore po përballej me një pushtim emigrantësh.

Kryeministri Rama deklaroi në një intervistë për BBC se deklaratat e saj nuk bënin gjë tjetër veçse nxisin ksenofobinë.

Pas