Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka konsideruar procesin e zgjedhjes së strukturave të reja të partisë si “ditë e shënuar demokracinë në PS”.
“Një tjetër ditë e shënuar demokracie në PS, zgjedhjet e Asamblesë së re Kombëtare për Sekretarin e Përgjithshëm, Kryesinë e re si edhe Sekretariatin Ekzekutiv të Partisë Socialiste”, shkruan Rama në Facebook.
Ai ka komentuar edhe tërheqjen e Namik Dokles, ndërsa nuk ka përmendur tërheqjen e Arta Dades, e cila tha se nuk i pëlqen drejtimi i partisë. “Moment mbresëlënës tërheqja e Namik Dokles nga gara për kryesinë, me fjalët, “Jam prej njëzetepesë vjetësh anëtar i kryesisë së PS, është momenti që t’i hap rrugën një më të riu, të një gjenerate më të re!”. Duartrokitje shumë të ngrohta dhe emocion i veçantë në sallë”, shprehet Rama.