Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur lajmin se Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela për 4 ditë rresht.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se prej datës 6 korrik në Gjirin e Vlorës do të vijnë varka me vela, të cilat do të nisen nga Brindizi.
Kryeministri shkruan se ngjarja sportive këtë verë mbush 12 edicione dhe zbuloi se për herë të parë do të jenë në garë edhe 2 varka shqiptare.
“Për 4 ditë rresht prej 6 korrikut Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela të cilat do të nisen nga Brindizi
Një ngjarje sportive që këtë verë mbush 12 edicione që për këdo që adhuron sportet e ujit ose ka dëshirë të sodisë një pamje romantike si ajo e varkave me vela mund të kalojë nga Marina Orikum në këto ditë, ku për herë të parë do të garojnë dy varka shqiptare”, shkruan Rama./Opinion.al