Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe mungesën e takimit të John Kerryt me kreun e Kuvendit, Ilir Meta si dhe takimin në aeroport me Presidentin, Bujar Nishani.
Rama tha se Nishani bëri rolin e kryetarit të Protokollit të Shtetit pasi në axhendën e Kerryt nuk ishte një takim me Presidentin.
Ndërkohë, për mungesën e një takimi Kerry-Meta, Kryeministri tha se nuk është në traditën e Sekretarëve amerikanë të Shtetit të takohen ke Kryetarët e Kuvendit duke iu referuar dhe precedentit të Hillary Clinton, e cila nuk u takua me Jozefina Topallin.