Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama ikën në Itali: Jo protestë popullore, do krijohet opozita e re

2019/03/05 at 10:11 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama ikën në Itali: Jo protestë popullore, do krijohet opozita e re

Përpara largimit nga Shqipëria, për një udhëtim në Itali kryeministri Edi Rama nga Kuvendi ka thënë protesta nuk është protestë popullore, por një protestë e opozitës si rezultat i humbjes së shikimit të opozitës.


Edi Rama: E mora fjalën sepse duhet të largohem për të shkuar matanë detit dhe për të shpjeguar për publikun e vendit fqinj të Italisë, se ç’ka lajmet kanë shfaqur me ato pamjet shqetësuese, nuk është protestë popullore por reagim brenda pallatit të politikës nga ajo pjesë e tërësisë së përfaqësisë politike të popullit shqiptar që nuk pati sensin e realitetit dhe të reflektimit mbi vetveten në radhë të parë. Ajo që ndodh sot është vijimi i një rruge pa krye, ku e vetmja gjë e re është një vendim politikisht vetëvrasës i opozitës, si rezultat i humbjes së plotë të shikimit mbi vetveten dhe mbi Shqipërinë.

Jemi në kushtet e një sezoni të ri, të një seriali të njohur. Nuk e keni të vështirë t’i bëni një thirrje të shpejtë kujtesës për situatën ekzaktësisht dy vite më parë, në këtë periudhë kur në Bulevard u ngrit një çadër dhe nga ajo çadër nisi rrugëtimi për Republikën e Re me kushtin e panegociueshëm pa Edi Ramën kryeministër dhe tranzitore për të garantuar zgjedhjet sipas dëshirës së atyre që sot janë larguar përfundimisht nga ky parlament. Ne vumë interesin e vendit mbi interesin e ngushtë politik, faktikisht bëmë një hap të panjohur në historinë e konflikteve politike në Shqipëri duke i vënë në dispozicion opozitës gjithë ato që kërkuan, edhe duke marrë mbi vete pakënaqësinë e pjesës dërrmuese të mbështetësve tanë.

Duke akuzuar opozitën se është pa ide dhe se zgjedhjet i fitoi pa asnjë kontestim, Rama foli dhe për krijimin e opozitës së re.

Edi Rama: Një grusht njerëzit pa ide, pa asnjë program, pa asnjë sens përgjegjësie për të përfaqësuar ata që i sollën këtu jo për muskuj e për të dhënë shfaqje të shëmtuara në raport me etikën dhe mirësjelljen, na tërhoqën shpesh herë në batakun e tyre dhe shpesh herë u bëmë pjesë e atij bataku. E gjitha degradoi, në një situatë të papranueshme nga asnjë aspekt, i asnjë norme bashkëjetese demokratike mes palëve të kundërta. Sot jemi këtu, në kushtet kur janë larguar. Një pjesë tjetër e opozitës ka zgjedhur dhe po zgjedhin të zënë vendet e tyre në Parlament, është e drejta e tyre dhe mënyra se si e shohin përgjegjësinë ndaj zgjedhësve.

Sa i përket deputetëve të opozitës që dogjën mandatet, Rama tha se ata duhet të përgjigjen përpara zgjedhësve të tyre. Sipas kryeministrit protesta financohet nga grupe interesash që janë mundur në luftën për të bërë shtet, që nga grupi i financimit të bixhozit e grupet e tjera me radhë.

Edi Rama: Çfarë do të ndodhë me ata që janë jashtë, është pyetje që duhet t’ua bëjnë zgjedhësit e tyre. Ne kemi këtu për të kryer punën tonë. Ky Parlament është vendi ku na kanë sjellë shumica e shqiptarëve dhe na kanë dhënë detyrën të qeverisim deri në vitin 2021 dhe mandati ynë nuk është letër bixhozi, me mandatin nuk luajmë bixhoz siç luajnë ata, ku pas tyre janë grupe interesash që janë mundur në luftën tonë për të bërë shtet, që nga grupi i financimit të bixhozit e grupet e tjera me radhë. Kanë të drejtë, të revoltohen kundër qeverisë, nuk është e rastit se një i humbur i madh me miliona euro rrinte përkrah liderit historik të PD-së duke inkurajuar njerëzit t’i hidheshin policisë.

Sërish kryeministri theksoi se opozita kërkon të marrë pushtetin në tavolinë.

Edi Rama: Kërkojnë atë që kanë kërkuar gjithmonë, pushtet në tavolinë. Kërkojnë atë që s’mund t’ua japim dot, përmbysjen e rregullave të lojës, duke krijuar precedent të papranueshëm, jo për ne, por për të gjithë partnerët tanë. Mbi të gjitha ne e provuam me ta, ua dhamë të gjitha, e di shumë mirë Lulzimi, e dinë shumë mirë anëtarët e qeverisë në atë kohë, që nga dita që është bërë ajo qeveri nuk kam shkelur asnjë ditë në Këshillin e Ministrave, kam mbyllur zyrën e kam shkuar në fushatë, mbledhjet i drejtonte zëvendëskryeministrja e PD-së. 

Sa i përket dialogut, shefi i qeverisë tha se është gjithmonë i hapur por jo për të negociuar për marrjen e qeverisë. Zgjedhjet lokale do të zhvillohen tha Rama dhe të gjitha Bashkitë do t;i fitojë PS. So gjejmë rrugën tha Rama për të dialoguar me opozitën e re që në qershor të mos shkojmë në Bruksel pa bërë gjë.

Edi Rama: Ne jemi gjithmonë të gatshëm të flasim, në çdo moment. Dora jonë është e shtrirë, jemi gati të dialogojmë për gjithçka por nuk do të jemi asnjëherë gati të negociojmë rregullat themelore që bëjnë ndryshimin mes këtij sistemi ku njerëzit zgjedhin dhe çdo sistemi tjetër. Demokracinë, parlamentarizmin dhe mbi të gjitha mandatin e marrë nga shumica dërrmuese e shqiptarëve, nuk e negociojmë me asnjë. Në qershor Shqipëria ka zgjedhjet vendore, ata e dinë që nuk kanë asnjë shans, e dini ju se në kafenenë e parlamentit jua thonë vazhdimisht. E di unë, se e kam dëgjuar nga partia e tretë e opozitës. Nuk kanë shans të marrin asnjë nga bashkitë që kemi dhe kanë shumë pak shanse të ruajnë bashkitë që kanë. Ajo që na takon, është t’i marrim të gjitha bashkitë, komplet, të gjitha, t’u japim mundësinë njerëzve në Kukës e në Tropojë, që të qeverisen nga njerëz normalë, që dinë të bëjnë qytet, dinë të bëjnë zhvillim rural e urban. Iu kemi dhënë mundësi ta bëjnë ligjin zgjedhor si të duan, bazuar në rekomandimin e Këshillit Europian, jo që nuk kanë ardhur të bisedojnë, por kanë refuzuar të dëgjojnë. / Opinion.al

Etiketa: edi rama


Ju sugjerojmë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Aktualitet

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

27 Qershor, 2026 10:37 pm
Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Kryesore

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

27 Qershor, 2026 10:19 pm
Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
Bota

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

27 Qershor, 2026 8:36 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
Sport

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

27 Qershor, 2026 7:37 pm
Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Para
Vepra e botuar më 1665 në Paris: Skënderbeu, mbreti i Shqipërisë

Vepra e botuar më 1665 në Paris: Skënderbeu, mbreti i Shqipërisë

Rama: Reformën zgjedhore do ta bëjmë me opozitën e re

Rama: Reformën zgjedhore do ta bëjmë me opozitën e re

“Shërohet” personi i dytë nga virusi i HIV

“Shërohet” personi i dytë nga virusi i HIV
















TE FUNDIT

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
27 Qershor, 2026

Pas përfundimit të një serie fjalimesh në ditën e 28-të para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre të organizuar....

Lexo më shumë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
27 Qershor, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda...

Lexo më shumë

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
27 Qershor, 2026

Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese...

Lexo më shumë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}