Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ftesë për dialog/ Rama i shtrin dorën opozitës për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm

2017/12/06 at 10:08 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Fjalimi i Ramës për gazetarët është kriminal, Basha sulmon Kryeministrin

Kryeministri Edi Rama të mërkurën i është drejtuar me një ftesë publike opozitës që të ulen në tryeze bisedimesh për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm të vendit.


Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se gjashtë muajt e ardhshëm janë vendimtarë për Shqipërinë, pasi BE do të vendosë nëse do të hapë negociatat për anëtarësim.

“Shqipëria është në vigjilje të një takimi me historinë, sepse në gjashtë muajt e ardhshëm do të vendoset nëse do t’i çelim dot apo jo negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian; nëse do të ngjisim një shkallë themelore vlerësimi nderkombëtar për vendin tonë, e për rrjedhojë edhe pjekurie të re në sjelljen politike ndaj atdheut tonë të përbashkët, apo nëse do ta humbasim këtë shans historik për t’u afruar më shumë se kurrë më parë me Bashkimin Europian; nëse do të punojmë të gjithë, së bashku, për ta fituar sfidën e çeljes së negociatave apo do ta humbasim edhe për fajin tonë, takimin me historinë…”, thekson ai në shënimin e tij në Facebook.

Më 7 Dhjetor i përfundon mandati kryeprokurorit Adriatik Llalla. Me ndryshimet kushetuese të reformës në drejtësi, kryeprokurori zgjidhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, por ky organ ende nuk është krijuar.

Në të tilla kushte zgjidhet një kryeprokuror i përkohshëm nga Parlamenti, i cili qëndron në detyrë deri në zgjedhjen nga KLP të prokurorit të përgjithshëm me mandat 7-vjeçar.

Në Komisionin e Ligjeve do të depozitohen kandidaturat dhe pas seancave dëgjimore, kandidatura e përzgjedhur i kalon seancës parlamentare për votim.

Postimi në Facebook i Kryeministrit Edi Rama:

A mund të kemi një zgjidhje të përbashkët për Prokurorin e Përgjithshëm, si pikënisje të një Pakti Kombëtar për Europën që duam?

Shqipëria është në vigjilje të një takimi me historinë, sepse në gjashtë muajt e ardhshëm do të vendoset nëse do t’i çelim dot apo jo negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian; nëse do të ngjisim një shkallë themelore vlerësimi nderkombëtar për vendin tonë, e për rrjedhojë edhe pjekurie të re në sjelljen politike ndaj atdheut tonë të përbashkët, apo nëse do ta humbasim këtë shans historik për t’u afruar më shumë se kurrë më parë me Bashkimin Europian; nëse do të punojmë të gjithë, së bashku, për ta fituar sfidën e çeljes së negociatave apo do ta humbasim edhe për fajin tonë, takimin me historinë… Sepse po, jemi shumë afër kësaj mundësie të shumëpritur, siç e konfirmoi së fundmi me zë e me figurë përpara opinionit publik shqiptar e europian, edhe vetë Presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker, deri dje i heshtur në raport me Shqipërinë. Por gjithashtu po, kemi ende shumë për të bërë, që distancën e shkurtuar tanimë maksimalisht, ta zerojmë në këta gjashtë muaj duke u përballur të bashkuar, centimetër për centimetër, deri me skeptikun më të fundit në rreshtin e gjatë të vendimmarrësve europianë. Dhe nëse këtë copë rruge deri në qershorin 2018, e bëjmë të ndarë si deri më sot, me qeverinë që flet në emër të vendit e me opozitën që bën politikë të brendshme kur flet me faktorët jashtë vendit, rrezikojmë që të ngatërrohemi me këmbët tona në centimetrat e fundit dhe pastaj, eh, pastaj të detyrohemi të presim kushedi sa kohë që të na riparaqitet mundësia historike.

Nuk dua të bëj asnjë gjyq publik të qëndrimit të derisotëm të opozitës, sepse nuk e kam gjëkundi qëllimin të tregoj këtu pse ne po bëjmë gjënë e duhur për vendin, teksa opozita po bën gjënë e gabuar duke e goditur vendin në gjuhë të huaj. Dua vetëm të arsyetoj ftesën publike për opozitën që, të paktën në gjashtë muajt e ardhshëm, t’i vihemi në dispozicion së bashku përpjekjes për të siguruar çeljen e negociatave, duke bashkërenduar nismat e veprimet e nevojshme për ta çuar jo qeverinë, po Shqipërinë në fitoren e kësaj sfide të vështirë, por krejtësisht të mundur tanimë.

Momenti kur diskutohet për mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm, është sipas meje momenti i duhur për të diskutuar, jo thjesht daljen nga situata e fundmandatit të prokurorit në detyrë dhe hyrjen në fazën e nje mandati te përkohshëm me një prokuror të përkohshëm, po nisjen e një faze të re bashkëpunimi mes qeverisë e opozitës në vigjilje të vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Unë i di mirë besoj pikat ku opozita ndahet me ne, po besoj e di mirë edhe cdo përfaqësues i opozitës qe ka lidhje me partnerët ndërkombëtarë, se ata nuk e aprovojnë ekspozimin në gjuhë të huaj të dasisë së egër të politikës tonë të brendshme. Dhe jo vetëm nuk e aprovojnë, por ka ndër ta që e përqeshin dhe e përdorin si argument, për ngurrimin e tyre të brendshëm që të aprovojnë çeljen e derës së negociatave për Shqipërinë.

Natyrisht opozitës nuk i kërkon kush që të heshtë, aq më pak mund të më shkojë mua në mendje diçka e tillë. Çka unë i kërkoj opozitës është të konsiderojë pa humbur kohë ftesën që të ulemi në tryezë për çështjen aktuale të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të bëjmë një Pakt Kombëtar për Europën që duam. Të thjeshtë, të qartë dhe serioz. Me disa hapa të përbashkët drejt çeljes së negociatave (dhe pse jo edhe përtej nëse ka mundësi në rrugën e arsyes), si shprehje e vullnetit të mirë për ta vënë Shqipërinë mbi partitë dhe axhendën e përbashkët kombëtare mbi axhendat e përveçme të politikës së ditës.

Kjo do të ishte rruga më e arsyeshme për të mos përdorur kartonat e shumicës së thjeshtë në çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të mos i lënë asgjë mangut përpjekjes për t’i çelur negociatat për anëtarësim. Të cilat kësisoj, do të ishin një fitore e madhe e vendit në arenën ndërkombëtare. Një fitore madhe e politikës ne tërësi dhe e asnjë pale në veçanti. Një fitore e madhe e të gjithë shqiptarëve pa dallim.

 

Etiketa: BashaProkurori i Pergjithshemramazgjedhja


Ju sugjerojmë

Doli nga “rreshti”  gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut
Kryesore

Doli nga “rreshti” gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut

12 Shtator, 2025 7:17 pm
Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë
Kryesore

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë

12 Shtator, 2025 6:55 pm
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit
Politikë

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

12 Shtator, 2025 6:19 pm
Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta
Kryesore

Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta

12 Shtator, 2025 5:48 pm
Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit
Politikë

Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit

12 Shtator, 2025 5:20 pm
“Shkak veprimet e Kurtit”,  SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën
Kryesore

“Shkak veprimet e Kurtit”, SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën

12 Shtator, 2025 2:21 pm
Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues
Politikë

Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues

12 Shtator, 2025 1:39 pm
Akuzat e opozitës në shallin e Sara Miles: Shpresoj të më kërkojnë ndjesë
Politikë

Akuzat e opozitës në shallin e Sara Miles: Shpresoj të më kërkojnë ndjesë

12 Shtator, 2025 12:51 pm
Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj
Kryesore

Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj

12 Shtator, 2025 12:15 pm
‘KLGJ dhe KLP asnjë fjalë”/ Berisha: Rama sulmoi një prokurore e një gjykatës
Kryesore

Bojkot në zgjedhjet e parakohshme të Tiranës? Berisha: Është një opsion

12 Shtator, 2025 11:17 am
Para
E jashtëzakonshme kjo që bën Ronaldo, ja rekordet e reja në Champions

E jashtëzakonshme kjo që bën Ronaldo, ja rekordet e reja në Champions

Më të urryerit e botës së sportit!

Më të urryerit e botës së sportit!

Super mbrëmje në Champions, shënohen 33 gola, ja rezultatet

Super mbrëmje në Champions, shënohen 33 gola, ja rezultatet
















TE FUNDIT

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon
12 Shtator, 2025

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me një shumicë dërrmuese miratimin e një deklaratë e cila i hap...

Lexo më shumë

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
12 Shtator, 2025

Karabinierët arrestuan një burrë 50-vjeçar në San Lazzaro di Savena, Bologna, me akuzën e tentativës së vrasjes së rëndë dhe...

Lexo më shumë

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin
12 Shtator, 2025

Izraeli hodhi poshtë sot “Deklaratën e Nju Jorkut” për një shtet palestinez, e miratuar me shumicë dërrmuese nga Asambleja e...

Lexo më shumë

Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar

Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar
12 Shtator, 2025

Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës janë ndërprerë. Ky fakt është bërë i ditur nga Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com