TIRANE- Duket se Shpëtim Idrizi do të braktisë koalicionin qeverisës ku u bë pjesë afro një vit më parë (para zgjedhjeve lokale). Sipas medias së shkruar molla e sherrit është një Ministri. Çamët pretendojnë se shefi i qeverisë i kishte premtuar Shpëtim Idrizit një ministri, pas zgjedhjeve lokale të 2015, gjithnjë nëse PDIU do të fitonte në të gjitha njësitë vendore, ku u përfaqësua me kandidatë.
Shqitarja.com shkruan se duke iu referuar burimeve në PS se portofolet ministrore nuk mund të ndahen me një subjekt politik, i cili, në zgjedhjet e fundit parlamentare, ka qenë pjesë e koalicionit kundërshtar. Gjithsesi, çamët shkojnë më tej, duke thekuar se shefi i qeverisë u kishte premtuar një ministri të re, pikërisht atë të Diasporës, menjëherë sapo të ndryshonte kabineti qeveritar. Kësisoj, pas presionit me braktisjen e votimit të projektligjeve në Parlament, duke vënë në pozita të vështira mazhorancën, kreu i PDIU paralajmëroi publikisht se mund të largohet nga koalicioni.