Kreu i Partisë Demokratike, pas protestës së opozitës, është drejtuar për në selinë blu, ku ka dhënë një prononcim për media. Ai është pyetur nga gazetarët në lidhje me 21 janarin dhe reagimin e mërshëm të kryeministrit Edi Rama.
Berisha është shprehur se Rama i solli mish për top protestuesit, ndërsa theksoi se kryeministri duhet të jetë në burg.
“Po kush i solli mish për top protestuesit, Edi Rama duhet të jetë në burg për 21 janarit
Ka dokumenta të pa kontestueshme.
Nëse ne shpallim një audio përgjim pa zë, është mashtrim. Ishte totalisht falsitet dhe kjo qe arsyeja. Është një vepër e Ardi Veliut”, tha Berisha.
Rama, ditën e sotme para protestës së opozitës ka sjellë në kujtesë 21 janarit. Me një status ai ka thënë: “Së fundmi, doli edhe një tjetër material, autentik, brutalisht rrënqethës, për vrasjen me paramendim dhe gjakakullsi kriminale, me pushkët e shtetit, të katër qytetarëve të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm për askënd, vrasësit e tyre vazhdojnë jo vetëm të enden të lirë, po luajnë edhe role nga më të rëndësishmet në jetën e vendit?!”/Opinion.al