Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Formimi i Asociacionit është me rëndësi prioritare

2023/03/03 at 3:12 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç: Formimi i Asociacionit është me rëndësi prioritare

Pas një takimi në Beograd, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, u pajtuan që formimi urgjent i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është me rëndësi prioritare, tha Presidenca e Serbisë.

Vuçiç ka shkruar në profilin e tij në Instagram më 3 mars se ka informuar ambasadorin Hill për rundin e fundit të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili u mbajt më 27 Shkurt në Bruksel.

Veç formimit të Asociacionit, presidenti serb tha se “duhet shumë përpjekje, punë dhe diskutime për zgjidhjen e problemeve të akumuluara në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë”.

Ai tha gjithashtu se të premten ka biseduar edhe me ambasadorin britanik në Beograd, Shan McLeod, për hapat e mëtejshëm për të formuar sa më parë Asociacionin.

Në takimin e së hënës, Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pajtuan që për Propozimin Evropian – Marrëveshjen drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Por, palët nuk e nënshkruan këtë dokument, për të cilin një zyrtar i BE-së tha dje se duhet të nënshkruhet bashkë me aneksin ose planin e zbatimit.

Në nenin 10 të Marrëveshjes drejt normalizimit thuhet se “palët konfirmojnë detyrimin e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme në dialog, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese”.

Në praktikë, kjo do të thotë se duhet të formohet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një konferencë virtuale me gazetarë, më 28 Shkurt, se Asociacioni duhet të formohet dhe se ai duhet të përfaqësojë “një nivel të vetëmenaxhimit, që nuk do të ndërhyjë në rendin kushtetues të Kosovës, në strukturën juridike dhe as funksionalitetin e Kosovës”.

Problemi kryesor për formimin e Asociacionit lidhet me kompetencat e tij.

Në Dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për formimin e Asociacionit nuk janë në përputhje me 23 nene të Kushtetutës, që kryesisht kanë të bëjnë me barazinë para ligjit, të drejtat dhe liritë themelore dhe të drejtat e komuniteteve pakicë dhe pjesëtarëve të tyre.

Kurti, duke iu referuar këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ka përsëritur vazhdimisht se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik./REL

Ju sugjerojmë

Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama
-U tha në Opinion

Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama

1 Qershor, 2023 10:44 pm
Kurti: Serbia po thotë që nuk do ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit
Rajoni

Kurti flet për zgjedhjet: Jam i përkushtuar të punoj me SHBA-në për ulje të tensioneve

1 Qershor, 2023 10:41 pm
VIDEO/ Joe Biden rrëzohet në një ceremoni diplomimi në Kolorado
Bota

VIDEO/ Joe Biden rrëzohet në një ceremoni diplomimi në Kolorado

1 Qershor, 2023 10:31 pm
8 pikat ndërkombëtare për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës
Aktualitet

8 pikat ndërkombëtare për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës

1 Qershor, 2023 10:22 pm
Artan Grubi: Nuk kam kontaktuar me Kurtin, Kosova të konsultohet me SHBA
-U tha në Opinion

Artan Grubi: Nuk kam kontaktuar me Kurtin, Kosova të konsultohet me SHBA

1 Qershor, 2023 10:06 pm
Video/ Samiti i BE në Moldavi, Rama puthje e përqafime me kryeministren italiane
-U tha në Opinion

Video duke puthur kryeministren italiane, Rama-Fevziut: Ku dallon se është puthje e fortë

1 Qershor, 2023 9:36 pm
Rama: Asgjë nuk mund t’i bëjë Serbia Kosovës, ushtria është shprehje e impotencës së saj
-U tha në Opinion

Rama: Asgjë nuk mund t’i bëjë Serbia Kosovës, ushtria është shprehje e impotencës së saj

1 Qershor, 2023 9:36 pm
 A ka qenë shefja e SHISH në Beograd? Rama: Hedh një budalla një gur në lumë…
-U tha në Opinion

 A ka qenë shefja e SHISH në Beograd? Rama: Hedh një budalla një gur në lumë…

1 Qershor, 2023 9:28 pm
“Nuk kam patur asnjë konsultim me Kurtin”, Rama: Nuk jam babai i Kosovës
-U tha në Opinion

“Nuk kam patur asnjë konsultim me Kurtin”, Rama: Nuk jam babai i Kosovës

1 Qershor, 2023 9:14 pm
ONE Albania mirëpret Presidenten e Hungarisë
Aktualitet

ONE Albania mirëpret Presidenten e Hungarisë

1 Qershor, 2023 8:28 pm
Para
Dënohet me 10 vite burg për kontrabandë dhe evazion fiskal, fituesi i çmimit Nobel  

Dënohet me 10 vite burg për kontrabandë dhe evazion fiskal, fituesi i çmimit Nobel  

Përplasja e dy trenave në Greqi, qeveria shqiptare shpall të dielën ditë zie

Paralajmëroi një tjetër non-grata? Rama sqaron deklaratën e dhënë në Kuvend

Shëndeti,dhurata më e çmuar:Në muajin Mars, Spitali Amerikan ofron paketën dedikuar gruas

Shëndeti,dhurata më e çmuar:Në muajin Mars, Spitali Amerikan ofron paketën dedikuar gruas

TE FUNDIT

Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama

Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama
1 Qershor, 2023

Duke folur për situatën në veri të Kosovës, ishy-Kryeministri Sali Berisha akuzoi Tiranën zyrtare si nxitës të saj. Gjatë një...

Lexo më shumë

Kurti flet për zgjedhjet: Jam i përkushtuar të punoj me SHBA-në për ulje të tensioneve

Kurti: Serbia po thotë që nuk do ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit
1 Qershor, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi përkushtimin e tij “për të punuar me SHBA-në për të ulur tensionet” në veri...

Lexo më shumë

VIDEO/ Joe Biden rrëzohet në një ceremoni diplomimi në Kolorado

VIDEO/ Joe Biden rrëzohet në një ceremoni diplomimi në Kolorado
1 Qershor, 2023

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden është përballur me një tjetër incident. Lideri amerikan u pengua dhe rrëzua gjatë një ceremonie...

Lexo më shumë

8 pikat ndërkombëtare për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës

8 pikat ndërkombëtare për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës
1 Qershor, 2023

Situata në veri ka qenë tejet e tensionuar në ditët e fundit, pas konfliktimit të qytetarëve serbë në komunat veriore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com