Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama flet pas vizitave në Abu Dhabi dhe Athinë: Kemi mbështetjen e Greqisë për në BE

2026/04/26 at 10:30 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama flet pas vizitave në Abu Dhabi dhe Athinë: Kemi mbështetjen e Greqisë për në BE

Kryeministri Edi Rama e nisi podcastin e kësaj të diele suke u ndalur në vizitat e tij në Abi Dhabi dhe në Athinë, ku mori pjesë në forumin ekonomik të Delfit.


Në fjalën e tij kreu i qeverisë theksoi se në vizita në Abu Dhabi ku takoi presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed, ishte një vizitë solidariteti, në një moment shumë të ndjeshëm për vendin e tij dhe atë rajon të përfshirë në konflikt si rezultat i sulmit të Teheranit.

Kryeministri theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Emirateve, përfshirë ndihmën pas tërmetit në Durrës dhe projektet strategjike në vend.

Më pas, në Athinë, Rama mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delphi-t, ku u takua me homologun grek Kyriakos Mitsotakis. Ata diskutuan ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe angazhimin për të adresuar çështjet e mbartura mes dy vendeve.

Rama u shpreh optimist për përforcimin e partneritetit strategjik me Greqinë dhe për mbështetjen e saj në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e kujdesit për minoritetin grek në Shqipëri dhe për shqiptarët që jetojnë në Greqi, si pjesë e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Vizita në Abu Dabi dhe Delphi Economic Forum

1- Këtë javë pata një vizitë të shkurtër në Abu Dabi dhe më pas edhe në Greqi. Dy ndalesa që lidhen me dy aspekte të marrëdhënies dhe të pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë. Në Abu Dabi shkova për të takuar një mik shumë të çmuar dhe të sprovuar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, por edhe një lider nga më të respektuarit sot botërisht që kam nderin ta konsideroj edhe mikun tim, presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed, në një moment shumë të ndjeshëm për vendin e tij dhe për atë rajon të përfshirë në një konflikt si rezultat i sulmit ndaj regjimit kriminal të Teheranit. Ishte një vizitë solidariteti, një vizitë për të konfirmuar vëllazërinë që na lidh me atë vend dhe me ato vende dhe nga ana tjetër edhe besimin se Emiratet do ta kalojnë këtë fazë dhe do të dalin më të forta nga kjo sfidë e madhe.

Nuk ekzagjeroj asgjë kur them se presidenti i Emirateve të Bashkuara është një mik i vyer dhe i sprovuar i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, pasi qysh në rininë e tij ai ka ardhur në Shqipëri jo për turizëm dhe as për një takim formal, por për të udhëhequr grupin e dërguar nga i ati, i ndjeri Sheikh Zayed në ndihmë të atyre shqiptarëve që braktisën shtëpitë e tyre në Kosovë dhe u dyndën në Shqipëri e qëndruan në një masë të madhe në Kukës, për të ikur nga makineria vrastare e Slobodan Milosheviçit. Dhe qysh atëherë më pas me atë vend, me atë popull dhe me atë njeri të madh është ndërtuar një marrëdhënie që në 10 vitet e fundit ka marrë një përmasë krejt tjetër.

Ishte pikërisht Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheiku Mohammed bin Zayed, i cili urdhëroi disbursimin e fondit më të madh të solidaritetit me Shqipërinë pas tërmetit dhe me atë fond është ndërtuar një lagje e tërë model në Durrës.

Nga ana tjetër, me Emiratet e Bashkuara na lidhin edhe punë dhe projekte të karakterit strategjik, por edhe të një natyre që kanë të bëjnë me rritjen dhe forcimin e Shqipërisë në rrugën e modernizimit të saj.

Më vjen shumë mirë të konfirmoj se nga ana e Presidentit dhe nga ana e udhëheqjes së Emirateve të Bashkuara edhe një herë tjetër mora një energji jashtëzakonisht pozitive për Shqipërinë dhe konfirmimin se miqësia jonë bëhet më e fortë dhe se aleanca jonë do të fuqizohet hap pas hapi me më shumë bashkëpunim, më shumë projekte dhe me më shumë afrimitet mes shteteve dhe popujve tanë.

Ndalimi në Athinë ishte i një natyre tjetër, por përsëri i lidhur me sa thashë në krye të herës, me pozicionin e Shqipërisë dhe me dëshirën për ta parë Shqipërinë të përfaqësuar në nivelin më të lartë dhe për të dëgjuar qëndrimet dhe opinionet tona, posaçërisht në këtë rast, në një forum ekonomik me një reputacion dhe prestigj ndërkombëtar, ku për shkak të fqinjësisë dhe të historisë Shqipëria kishte një vend të posaçëm në atë platformë, ku diskutohen drejtimet kryesore të zhvillimit global, por edhe të atij rajonal dhe në këtë rast edhe të marrëdhënies me vendin fqinj.

Shkova për të marrë pjesë në forum, por pata kënaqësinë që të pritesha nga kryeministri i Greqisë dhe një mik i vyer, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin bëmë një bilanc të ecurisë së punës së grupit të përbashkët që kemi ngritur për t’i dhënë një herë e mirë përgjigje të gjitha çështjeve të mbartura dhe për ta çuar në një nivel të ri marrëdhënien ndërshtetërore mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Më vjen shumë mirë të them se nga ana e kryeministrit ka një vullnet absolut për të bërë pikërisht adresimin me prioritet të të gjitha çështjeve të bartura për të konfirmuar brenda këtij viti, përmes një dokumenti të ri të partneritetit strategjik, natyrën shumë speciale të marrëdhënies mes dy vendeve dhe nga ana tjetër për ta mbështetur Shqipërinë si gjithmonë, me përjashtim të ndonjë momenti të vështirë, në rrugën e anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian.

Dhe, thënë të gjitha këto, jam shumë optimist dhe njëkohësisht jam shumë besimplotë se falë edhe angazhimit personal të kryeministrit, Mitsotakis ne do të dimë të adresojmë çështjet e mbartura dhe do të forcojmë edhe më shumë marrëdhënien tonë përmes një kujdesi të posaçëm, qoftë për minoritetin grek në Shqipëri, qoftë për shqiptarët në Greqi.



Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

Sulmi me armë në darkën e Trump, reagon Rama: Shqetësuese të marr lajmin për...

Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran

Sulmi me armë, Netanyahu: I tronditur nga tentativa e vrasjes së Trump

Digjet makina e gazetarit, Sami Curri: Ishte mesazh për punën që bëj

Digjet makina e gazetarit, Sami Curri: Ishte mesazh për punën që bëj
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}