Erjon Koka ishte një ndër zyrtarët që ishte në listën e Edi Ramës, publikuar ditën e djeshme. Ndërsa, sot, nuk ka vonuar edhe reagimi i mjekut, i cili saktësoi se ishte pjesë e kësaj liste vetëm për faktin se nuk i ka dhënë grupin max të invaliditetit një pacienteje.
Më tej koka ka thënë se edhe atij i lind e drejta të bëjë një kundërdenoncim për shpifje dhe dezintegrim të gurës së mjekut.
“Jam listuar si abuzues me detyrën pasi nuk i kam dhënë grupin max të invaliditetit një pacienteje E.P që e kërkonte dhe pretendonte se i takonte. Vetëm kjo si indicje a përbën një bazë për një akuzë të tillë? Po mua më lind e drejta të bëjë kundërdenoncim me të gjitha faktet dhe anën proceduriale për shpifje dhe dezintregim të gurës së mjekut?”, ka shkruar Koka.