TIRANE- Rama i është përgjigjur kritikave të Vangjel Dules, i vetmi kritik sot në parlament. Rama iu përgjigj Dules duke i thënë: Hajde anëtarësuhu në Partinë Socialiste se përfaqëson një komunitetet të nderuar, nuk duhet të rendim pas partizave që luftojnë për interesa personale. Ti bashkë me minoritarët ke mundësi zgjedhje se jemi dy parti socialiste, mund të bashkohesh me Tavon me LSI ose mund të vish në PS. Por nuk mund të na tregosh pasqyrën. Të ftoj ti thirrësh arsyes jo zemërrimit dhe mllefit që të ka kapur tani. Jo pa qëllim thashë tani kemi mbetur në asamblenë e zgjeruar socialiste se ty të konsiderojmë si pjesën tonën.