Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Dokumentet e institucioneve janë pronë publike! S’mund të paraqiten si zbulim

2024/06/26 at 10:48 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: Dokumentet e institucioneve janë pronë publike! S’mund të paraqiten si zbulim

Teksa po mbahet Konferenca Kombëtare për të drejtën e Informimit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është në vendin e 7-të sa i takon legjislacionit për të Drejtën e Informimit, por kur vjen puna te zbatimi i tij niveli s’është i njëjtë.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se informacioni mbi vendimmarrjet e institucioneve të caktuara në vend janë pronë publike.

“Po e nis nga një fakt i cili është i nënvizuar në klasifikimin e Access Info Europe që është agjencia, trupa që merret me vlerësimin e legjislacionit për transparencën. Shqipëria ishte e 86-ta në klasifikim deri në vitin 2014 kur ne hodhëm hapin e parë serioz duke transformuar bazën tonë ligjore. Sot, nëse e klikoni Shqipërinë do e gjeni në vendin e 7-të, sa i përket legjislacionit. Madje Komsioneri që është dhe nga Labëria që s’mund ta pranojë dot të jetë i 7-ti, po më thoshte që disa ndryshime të reja që kemi bërë dhe ligjin e ri që kemi gati, ne do ngjitemi dhe më lart. Këtu fillon edhe debati, që në këtë rast e kemi me një shembull, por mund ta gjejmë në të gjithë jetën e vendit sot.

Hendeku mes legjislacionit dhe zbatimit të tij. Kur dëgjon se 70% të ankesave për mungesën e së drejtës së informimit që vijnë në zyrën  e komisionierit, janë ankesa që pëmrbushen në sekondë pasi zyra vihet në lëvizje dhe i këkron institucionit përkatës të informojë qytetarët është për të vënë duart në kokë. Kjo është thjesht dhe vetëm një mungesë e funksionimit të një mekanizmi terësor që e garanton të drejtën e informimit pa pasur nevojë për subjektivitetin e atyre që kujdesen për ta garantuar këtë. Dhe që nuk e bëjnë në mënyrë sistematike. Kjo dhe disa aspekte të tjera që na pengojnë ne që siç jemi të 7-ët në aspektin e legjislacionit, të jemi në nivel më të lartë të drejtës së informimit, janë fruta që mund të kapen pa u sforcuar shumë dhe pa kërkuar shkallë për t’u ngjitur hap pas hapi.

Tjetra që bën shumë përshtypje, është që ende sot ka një mendësi dominante në administratë që dhënia e informacionit është një ekspozim i panevojshëm. Ndërkohë që bëhet fjalë për të dhënë informacion mbi vendimmarrjet. Është absolutisht sa dramatike, aq edhe qesharake, kur pastaj marrja e informacionit, dokumentave që praktikisht janë shkruar e firmosur e që ekzistojnë, e nxjerrja e tij në publik paraqitet si një zbulim.

Gjeta një dokument! Në fakt ai s’është pronë e askujt në institucion, as e qeverisë, por është pronë publike. Dhe si e tillë duhet të jetë e aksesueshme. Lëndina e të gjithë dokumentacionit në institucionet shqiptarë është njësoj si një park publik. Edhe këtu besoj që mund të bëjmë një progres të shpejtë.”

Rama theksoi se dezinformomi mund të luftohet vetëm duke e mekanizuar procesin e dhënies së informacionit.

“E treta, nuk ka një mënyrë më efikase për të përballur dezinformimin duke informuar më shumë. S’ka mënyrë më demokratike e ballafaquese për t’ju kundërvënë dezinformimit, sesa rritja e informimit. Informacioni i bazuar në cka realisht është e shkruar e zeza mbi të bardhë nuk shkon në proporcion me këtë si një vullnet për t’u përballur. Nuk është çështje koordinatorësh, është çështje që ne duhet ta përballim duke e mekanizuar totalisht. Fatmirësisht jetojmë në një kohë kur teknologjia është bekim për vende si yni, që prapambetjen që lidhet me mungesën e traditës së shtetit ta kompensojnë me zhvillimin teknologjik.”

Ju sugjerojmë

Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
Rajoni

Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi

3 Korrik, 2025 3:23 pm
Turizmi “motori”, Malaj: 305 mld lekë të ardhura vetëm për Janar-Maj 2025
Aktualitet

Turizmi “motori”, Malaj: 305 mld lekë të ardhura vetëm për Janar-Maj 2025

3 Korrik, 2025 3:11 pm
SHBA/ Sulm me armë zjarri në Çikago, katër të vrarë dhe 14 të plagosur
Bota

SHBA/ Sulm me armë zjarri në Çikago, katër të vrarë dhe 14 të plagosur

3 Korrik, 2025 3:03 pm
Për herë të fundit në Kuvend,Dashnor Sula:Krenar që s’po dal si hipokrit dhe lëpirës
Aktualitet

Për herë të fundit në Kuvend,Dashnor Sula:Krenar që s’po dal si hipokrit dhe lëpirës

3 Korrik, 2025 2:48 pm
“E kthyen Zegjinenë”/ Berisha: Për narkoregjimin, mandatet janë letra pa vlerë..
Aktualitet

“E kthyen Zegjinenë”/ Berisha: Për narkoregjimin, mandatet janë letra pa vlerë..

3 Korrik, 2025 2:34 pm
Rama kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve në bashkinë Vlorë
Aktualitet

Rama kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve në bashkinë Vlorë

3 Korrik, 2025 2:14 pm
“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën
Aktualitet

Berisha: Njohëm me prova e fakte asamblenë e OSBE dhe EPP për farsën e 11 majit

3 Korrik, 2025 2:09 pm
Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln € pasuri në Itali.Zbulohet..
Aktualitet

Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln € pasuri në Itali.Zbulohet..

3 Korrik, 2025 1:54 pm
Gjermania synon marrëveshje me talebanët për dëbimin e emigrantëve
Bota

Gjermania synon marrëveshje me talebanët për dëbimin e emigrantëve

3 Korrik, 2025 1:49 pm
Policia serbe largon bllokadat pas një nate të tensionuar në Beograd dhe në Novi Sad
Rajoni

Policia serbe largon bllokadat pas një nate të tensionuar në Beograd dhe në Novi Sad

3 Korrik, 2025 1:44 pm
Para
“Gazetarët nuk nxjerrin sekret hetimor”, Rama: I disponojnë prokurorët, kur gazetarit i bie në dorë s’është më detyrim i tij

“Gazetarët nuk nxjerrin sekret hetimor”, Rama: I disponojnë prokurorët, kur gazetarit i bie në dorë s’është më detyrim i tij

Emri/ Person me rrezikshmëri të lartë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Holandë

Tentoi të fshihte të dhëna, përfundon në pranga eksperti i kriminalistikës në Korçë

Skandali te Onkologjiku, deputeti i PD-së kërkesë për interpelancë me ministren e Shëndetësisë

Skandali te Onkologjiku, deputeti i PD-së kërkesë për interpelancë me ministren e Shëndetësisë

TE FUNDIT

Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi

Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik, 2025

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë (MVEP) u ka rekomanduar shtetasve të saj që t'i shtyjnë të...

Lexo më shumë

Turizmi “motori”, Malaj: 305 mld lekë të ardhura vetëm për Janar-Maj 2025

Turizmi “motori”, Malaj: 305 mld lekë të ardhura vetëm për Janar-Maj 2025
3 Korrik, 2025

Ministri i Financave, Petrit Malaj, foli me shifra sot në Kuvend sa i takon situatës ekonomike të vendit tonë në...

Lexo më shumë

SHBA/ Sulm me armë zjarri në Çikago, katër të vrarë dhe 14 të plagosur

SHBA/ Sulm me armë zjarri në Çikago, katër të vrarë dhe 14 të plagosur
3 Korrik, 2025

Të shtëna me armë zjarri jashtë një klubi nate në Çikago ku të paktën 4 persona humbën jetë dhe 14...

Lexo më shumë

Për herë të fundit në Kuvend,Dashnor Sula:Krenar që s’po dal si hipokrit dhe lëpirës

Për herë të fundit në Kuvend,Dashnor Sula:Krenar që s’po dal si hipokrit dhe lëpirës
3 Korrik, 2025

Deputeti i PD Dashnor Sula ka mbajtur sot fjalimin e tij të fundit në Kuvend gjatë seancës plenare. Ai nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com