Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama dhe Meta, shënojnë “gol”, në Beograd dhe në Athinë

2016/10/15 at 12:54 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Në vëmendje të zotit Nishani

Nga Artur Zheji


Vizita në Beograd, Ramës i duhej. Duhej sajuar edhe sikur të mos ishte një ditar pune, caktuar prej kohe dhe nga të tjerët. Pozicioni dhe kredencialet e tija politike në Tiranë, janë shumë të ulta. Dështime ekonomike, korrupsion difuz dhe jashtë kontrollit, në të gjithë sistemin, drogë dhe banda, që kanë krijuar dhe po rrisin rrezikshëm Anti-Shtetin në Shqipëri.

I duhej pra, kryeministrit, një fushëbetejë e Politikës së Jashtme. I duhej dhe shumë i voliste të hidhej në zjarr për Kosovën, nga Beogradi.

Por e bëri mirë dhe saktë. Sepse bën mirë Rama, që bën “sherr” në Beograd, bën mirë për gjeopolitikën shqiptare në përgjithësi dhe kjo s’mund të mohoet, përkundrazi ja vlen të nënvizohet. Edhe pse mërzitet Buzhala apo Thaçi, apo mund të trishtohet Opozita, brenda të drejtës së tyre, po ashtu si kryeministri i Tiranës, që është, edhe ai, në kornizën e të drejtës dhe të detyrës së tij.

Një qasje e lëvdueshme, me personalitet dhe me trupin drejt, sepse nuk kemi përse të përkulemi, ndaj Beogradit, apo qoftë edhe ndaj Athinës, sepse shumë jemi hequr zvarrë! Jemi në tokën dhe në të drejtën tonë, pamvarsisht halleve të tmerrshme dhe të brendshme që ka kjo tokë.
Më duket krejt e padobishme, që kryeministri shqiptar, të sulmohet nga vëllazëria e Kosovës, apo pushtetarët e atyshëm, që flasin në këtë kontekst gjeopolitik, krejt pa lidhje dhe krejt pa dobi.

Sigurisht që kemi aleatët tanë amerikanë, që kanë në duar timonin e vërtetë të politikës sonë të jashtëme. Ti kemi dhe të na rrojnë, porse kryeministri shqiptar, që flet të njejtën shqipe si edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës dhe që Kushtetuta e Shqipërisë e mbështet, madje e detyron shprehimisht, që të mbrojë të drejtat e shqiptarëve, kudo që ata janë, është tërësisht brenda korsisë së vet.

Ka apo nuk ka Rama, përfitime elektorale, kjo është një cështje tjetër. Dhe ne e dimë që ka, por ky është një rast, që përfitimi elektoral, lidhet me një akt dhe një verb politik, në favor të interesave tona gjeopolitike dhe kjo është legjitime.

Duhet të mësohemi, në Tiranë dhe në Prishtinë, që në fushën e minuar të Politikës së Jashtëme, të mos hedhim, pa menduar mirë disa herë, deklarata fodulle, boshe apo inatçore.

Rama reagoi dhe bëri politikë të mirë në Beograd, ashtu si dy ditë më parë, Ilir Meta në Athinë, duke shkëputur nga Tcipras, premtimin politik, se do të angazhohet si në një sfidë personale, për të hequr Ligjin idiot por edhe dinak të Luftës, Shqipëri – Greqi të vitit 1940.

Ligj i cili, nëse hiqet, heq automatikisht embargon, mbi pronat e popullsisë shqiptare Çame, në Republikën e Greqisë. Sipas taktikës, qetësoje situatën, që të marrësh pa tundur këmbët plot llastim ballkanas, çelësin që hap zgjidhjen ekonomike të Çështjes Çame.

Meta, ka mbërritur ndoshta në këtë, të “marrë” nga Tcipras, me të butë, atë që mund t’u merret vetëm me të butë, llogaritur realisht fuqitë dhe mundësitë jo folklorike që kemi.

Tema e minierës së Trepçes, një pasuri kombëtare edhe kjo, ngritur nga kryeministri i Tiranës, në një Forum Ekonomik, ishte një target i goditur. Vllaznit duhet të gëzohen për këtë dhe jo të mrrolin vetullat, se po ju merret protagonizmi.

Sikur të ishte kjo frymë, edhe në politikën e brendshme, shumë gjëra do të ishin ndryshe. Gjithësesi, teshat e ndyta, lahen në shtëpi dhe zakoni mjeran shqiptar, për të sharë njeri tjetrin, në dyert e kancelerive të Europës, është një shëmtirë. E ka bërë edhe Rama këtë shëmti më parë dhe vijon e bëhet, nga të gjithë.

Dhe mendoj me përfitim të vogël, sepse krijojmë në Perëndim, përshtypjen e një shteti buburec dhe me politikanë spiunë që qahen dhe qajnë në supet e ministrave të jashtëm të huaj, apo të homolgëve cfarëdosoji. Dhe se çfarë mendojnë ata pastaj, kjo dihet…

Sepse duhet të çlirohemi nga kompleksi, që kur kundërshtari politik, apo kur politikani, qoftë edhe ngelës, në vendin e vet, shënon një “gol”, në poltikën e jashtëme, ti vërsulemi, pamvarsisht fakteve dhe analizave mirëfilli gjeopolitike./360gradë.al

 



Ju sugjerojmë

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
Kryesore

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

15 Korrik, 2026 10:34 pm
Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
Kronikë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

15 Korrik, 2026 9:29 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

15 Korrik, 2026 6:36 pm
Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
Bota

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

15 Korrik, 2026 5:32 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
Bota

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

15 Korrik, 2026 4:32 pm
Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Para
Video/ Shqiptarët e Brukselit nisin valle pas koncertit të Dua Lipës

Video/ Shqiptarët e Brukselit nisin valle pas koncertit të Dua Lipës

Veliaj: Sulmet politike nuk na devijojnë nga puna për qytetarët

Veliaj: Sulmet politike nuk na devijojnë nga puna për qytetarët

Sulm vetëvrasës në Badgad, dhjetra të vdekur

Sulm vetëvrasës në Badgad, dhjetra të vdekur
















TE FUNDIT

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
15 Korrik, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha sqaroi në një prononcim për mediat se kandidatët në garën e brendshme për strukturat drejtuese të PD...

Lexo më shumë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
15 Korrik, 2026

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen...

Lexo më shumë

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
15 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate javën e kaluar të fillojë tërheqjen e trupave...

Lexo më shumë

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}