Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij homologun shqiptar, Edi Rama, pas seancës së përbashkët në Kuvendin e Kosovës.
Bëhet me dije se gjatë takimit dy krerët e qeverive kanë nënshkruar marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizmin e Lojërave Olimpike Mesdhetare 2030.
Mësohet se takimi mes dy homologëve ka zgjatur vetëm pak minuta, ndërsa të gjithë shkuan të konsumojnë një drekë të përbashkët.