Te Fundit

Rama: Çmimi i energjisë nuk do rritet për familjarët që harxhojnë mbi 800 KW nga 1 tetori



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:12 - 30/09/22 |
Opi Nion

Fasha e energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat/orë nuk do të hyjë në fuqi në 1 Tetor. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama në një videomesazh në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Kreu i qeverisë tha se ka ndikuar në marrjen e këtij vendimi kursimi nga abonentët familjarë, por ka pasur edhe përmirësim të nivelit në Fierzë.

“Sot kam një lajm pozitiv: në 1 shtator, kur vendosëm fashën, kërkesa për energji nga KESH ishte 17000KË, sot është 11000KË. Atëherë, kërkesa ishte ndjeshëm më e lartë dhe pa diskutim në këtë ulje ka luajtur rol të rëndësishëm edhe fillimi i dukshëm i kursimit nga abonentët familjarë. Kemi pasur edhe përmirësim të nivelit në Fierzë dhe presim reshje të tjera në tetor. Në këto kushte, bazuar në analiza të detajuara, vendosëm që aplikimi i fashës 800KË të mos hyjë në fuqi në muajin tetor”, tha Rama.

Më tej kryeministri shtoi: “Fasha synon që 4% e abonentëve që e tejkalojnë këtë kufi dhe konsumojnë afro 20% të gjithë sasisë së energjisë, të paguajnë me çmimin real çdo kiloëat mbi kufirin e 800KË. Nuk është shpikje e jona, por një metodë e aplikuar nga shumë vende për të kursyer në këtë kohë të zymtuar nga inflacioni i luftës. Kursimi është arma kryesore për ta kaluar këtë dimër pa kufizime energjie”./Opinion.al

Pas