Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama bën bilancin e 2023: Viti më i mirë në të gjitha aspektet

2023/12/30 at 12:51 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama bën bilancin e 2023: Viti më i mirë në të gjitha aspektet

Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc të punëve të bëra gjatë vitit 2023 si dhe ka listuar prioritetet e qeverisë.


Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se ndjehet më mirë se asnjë vit më para pasi thekson se 2023-shi ka qenë viti më i mirë për Shqipërinë të gjitha aspektet.

”Ndjehem më mirë se në asnjë vit të mëparshëm si rezultat i gjithë ecurisë së vitit që po mbyllim që ka qenë viti më i mirë për Shqipërinë në çdo aspekt. Viti më i mirë në aspektin ekonomik, gjithmonë këtu duhet pasur parasysh paranteza në raport me vitet e shkuara dhe jo në raport me sa shumë ende duhet bërë në çdo drejtim dhe në radhë të parë për arritjen e mëtejshme të ekonomisë kombëtare dhe të familjeve shqiptare. Viti më i mirë në aspektin e sigurisë, në aspektin e shërbimeve publike, të investimeve publike dhe të investimeve të huaja të drejtpërdrejta, në aspektin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë. Faktikisht, ky vit do të mbyllet me një rritje ekonomike që e tejkalon dnjeshëm çdo parashikim të bërë nga qeveria dhe nga institucionet ndërkombëtare. Besojmë se shifra përfundimtare do të jetë afër 4%. Të ardhurat kanë qenë me një rritje të ndjeshme mbi ato të parashikuara. Në 9 mujorin e parë, vetëm nga turizmi, Shqipëria përfituar 3.2 miliardë Euro të hyra që është një shifër shumë e lartë dhe pa asnjë krahasim me vitet e mëparshme. Turistët janë një nga kanalet më të rëndësishme në rritje dhe zhvillimit ekonomik dhe turizmi konsiderohet, pjesë e të gjithë zërave të eksportit.

Ky vit ka pasur rënie të mëtejshme të papunësisë reale dhe sot jemi me një papunësi që është më e ulëta e të gjitha viteve deri më tani, 10.5% dhe synimi është që vitin e ardhshëm të zbresim hap pas hapi nën 10 për qind. Investimet e huaja direkte kanë rritur një vlerë mbi 1 miliardë Euro, ose 60 milionë Euro mbi vitin e shkuara. Paga minimale këtë vit u rrit në vlerën e 40 mijë Lekëve që përkon falë forcimit tyë monedhës vendase si asnjëherë më parë me 400 Euro. Kanë filluar të gjithë programet e mbështetjeve dhe kompensimeve, qoftë për efektet e rritjes së kontributeve shëndetësore dhe shoqërore, qoftë edhe për pensione që falë indeksimeve të bëra gjatë këtij vitit, kanë arritur në vlerën rreth 9 %. Paga në sektorin publik kanë vazhduar të rriten ndjeshëm dhe vitin e ardhshëm, në Qershor do të kenë një tjetër rritje të konsiderueshme në buxhetin e 2024, arsimtarët, ushtarakët, punonjësit e policisë, mjekët dhe të gjithë punonjësit e administratës do të kenë një rritje që do e çojë pagën mesatare në sektorin publik në 900 Euro. Filloi programi i mbështetjes me kreditë e garantuara nga qeveria për familjet e reja, ushtarakët, policët dhe ky program është i mbështetur financiarisht për ta rritur nëj shifër prej 1 mijë shtëpish për këto 3 kategori që janë shërbëtorë 24 orë në 7 ditë të javës të shtetit dhe qytetarëve.

Kemi pasur një rritje të ndjeshme të prodhimit të energjisë me rreth 30%. Janë mbështetur 2 mijë familje për instalimin e paneleve fotovoltaike që do të rritet me mbështetje financiare. 2 mijë familje kanë qenë pjesë e hapit të parë të këtij programi. Aeroporti i Tiranës është ngjitur në krye, krah për krah me atë të Beogradit si aeroporti me numrin më të madh të pasagjerëve në rajon dhe është aeroporti me rritjen më të lartë të pasagjerëve në të gjithë klasifikimin e bërë nga Agjencia Evropiane të gjithë Aviacionit. Ne kemi hapur rrugën për një investim në Sarandë për portin e ri turistik dhe jemi në procesin e vlerësimit të një transformimi dhe të një porti ekzistues të Sarandës. Jaën mbyllur 37 projekte për furnizmin 24 orë me ujë në 29 bashki dhe numrit të banorëve të furniziuar 24 orë me ujë, i janë shtuar 230 mijë banorë të tjerë.

Kanë vazhduar investimet në kullimin dhe janë afro 20 mijë hektarw të tjera që kanë një infrastrukturë që i shtohen qindra mijërave hektarëve të siguara me ujitje dhe kullim deri vitin e shkuar.Janw pastruar përsëri qindra kilometra kryesore kulluese. Programi i mbështetjes së nënave me 3 fëmijë ka ecur shumë mirë dhe për 60 mijë të moshuar për fishat e diabetit në sistemin shëndetësor kanë vazhduar të bëhen rritje të konsiderueshme. 391 mjekë të rinj dhe 1 mijë e 79 infermierë janë punësuar. Sukses spektakolar i spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, spitali që ofron shërbimin më të shkëlqyer. Janë instaluar 12 laboratorët e parë të inteligjencës artificiale në shkolla publike. 216 laboratorë të tjerë smart vitin e ardhshëm. Eshtë rritur paga e personelit akademik. Janë një sërë aksesh të reja. Janë vënë në vijë punët në tunelin e Murrizit, që së bashku me atë të Llogarasë do të hapen vitin e ardhshëm. Janë duke u funalizuar kontratat për të vazhduar punën për Korridorin Blu. Përgjigje pozitive për segmentin hekurudhor Durrës-Hani i Hotit dhe presim përgjigje pozitive për një tjetër pjesë e segmentit hekurudhor.

Jemi shumë të lumtur me programin e sportit në shkolla, ka qenë një sukses i shumëpritur. Kemi 10 mijë fëmijë të angazhuar në lëvizjen sportive. Jemi përgatitur me Komitetin Olimpik për të zgjeruar aktivitetin në shkolla dhe me disiplina të tjera. Kam marrë përgëzim nga Komiteti Olimpik Botëror dhe ai Evropian dhe ajo që është qershia mbi tortë e këtij programi që tanimë është në rrugë të mbarë, është se Shqipëria do të mikëpresë vitin e ardhshëm Festivalin e parë të Sportit për Evropën Juglindore. Besoj që verën e ardhshme një aktivitet të jashtëzakonshëm ndërkombëtar”, është shprehur Rama./Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Zvërneci”, Rama: Të huajt s’po vijnë në Shqipëri për të shkatërruar natyrën
Kryesore

Rama: Protesta e qytetarisë ia ka lënë vendin filmit të vjetër të dhunës

2 Korrik, 2026 2:29 pm
Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
Bota

Ish-drejtori i CIA-s padit administratën e presidentit Donald Trump

2 Korrik, 2026 2:25 pm
Përfundojnë bisedimet SHBA-Iran në Doha
Bota

Përfundojnë bisedimet SHBA-Iran në Doha

2 Korrik, 2026 2:21 pm
Plagosja në Pogradec/ Autorët monitoronin me kamera takimet e Brian Syzos me…
Kronikë

Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, autori:Kisha mundësi ta vrisja dhe nuk e bëra

2 Korrik, 2026 2:16 pm
Shqipëria destinacini sekret/ The Times: Plazhe fantastike dhe kosto e përballueshme
Aktualitet

Shqipëria destinacini sekret/ The Times: Plazhe fantastike dhe kosto e përballueshme

2 Korrik, 2026 2:14 pm
“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…
Kryesore

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…

2 Korrik, 2026 1:20 pm
Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve
Aktualitet

Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve

2 Korrik, 2026 1:01 pm
Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit
Aktualitet

Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit

2 Korrik, 2026 12:40 pm
Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta
Aktualitet

Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta

2 Korrik, 2026 11:41 am
Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj
Aktualitet

Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj

2 Korrik, 2026 11:02 am
Para
Hetimet e SPAK për zyrtarë të lartë, Rama: Momenti për të ndarë rrugët për ata që tradhtojnë qëllimet e përbashkëta

Hetimet e SPAK për zyrtarë të lartë, Rama: Momenti për të ndarë rrugët për ata që tradhtojnë qëllimet e përbashkëta

Rama për Berishën: Nuk shoh në ëndrra se si dënohen njerëz

Rama për Berishën: Nuk shoh në ëndrra se si dënohen njerëz

Berisha në “arrest shtëpie”/ Gjokutaj: Ndalimi i komunikimit, shkelje e së drejtës!

Berisha në “arrest shtëpie”/ Gjokutaj: Ndalimi i komunikimit, shkelje e së drejtës!
















TE FUNDIT

Rama: Protesta e qytetarisë ia ka lënë vendin filmit të vjetër të dhunës

“Zvërneci”, Rama: Të huajt s’po vijnë në Shqipëri për të shkatërruar natyrën
2 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestave të qytetarëve, të cilët prej mëngjesit të kësaj të enjteje protestojnë përpara Kuvendit...

Lexo më shumë

Ish-drejtori i CIA-s padit administratën e presidentit Donald Trump

Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
2 Korrik, 2026

Ish-drejtori i CIA-s, John Brennan, ka paditur administratën e Presidentit Donald Trump, duke kërkuar një urdhër gjykate që u kërkon...

Lexo më shumë

Përfundojnë bisedimet SHBA-Iran në Doha

Përfundojnë bisedimet SHBA-Iran në Doha
2 Korrik, 2026

Irani dhe Shtetet e Bashkuara përfunduan një raund bisedimesh indirekte të mërkurën pa asnjë shenjë se kishin bërë përparim drejt...

Lexo më shumë

Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, autori:Kisha mundësi ta vrisja dhe nuk e bëra

Plagosja në Pogradec/ Autorët monitoronin me kamera takimet e Brian Syzos me…
2 Korrik, 2026

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Nikolla Agollin dhe David Priftin pas plagosjes me armë zjarri të Brian Syzos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}