Tre stadiume të reja do të ndërtohen në tre qytete të Shqipërisë. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook”.
Kreu i qeverisë bën me dije se konkurset ndërkombëtare për ndërtimin e stadiumeve të Vlorës, Durrësit dhe Korçës do të nisin gjatë pranverës.
“3 stadiume të reja nisin me 3 konkurse ndërkombëtare brenda pranverës, në Durrës, Vlorë dhe Korçë”, shkruan Rama në facebook, krahas së cilës ka shpërndarë një foto nga shënimet e mbajtura në mbledhjen e qeverisë.