Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: 11 milion euro për rilindjen e zonës historike të Vlorës

2017/10/08 at 11:56 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: 11 milion euro për rilindjen e zonës historike të Vlorës

Pas Beratit, Krujës, Shkodrës, Korçës, Gjirokastrës, tashmë radhën e ka qyteti bregdetar i Vlorës që të rilindë përmes trashëgimisë kulturore.

Projekti për rikualifikimin e zonës historike u prezantua sot nga kryeministri Rama dhe Presidenti i Fondit Shqiptaro-Amerikan, Michael Granof.

Rama tha se nuk bëhet fjalë thjesht për restaurim, por për një transformim të zonës.

Janë plot 11 milion euro financim të qeverisë shqiptare dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjeve që do të shkojnë për restaurimin e zonës.

Rama: Qyteti ka arritur më shumë vështirësi të trashëgojë disa gjurmë të trashëgimisë së vet. Dhe pse disa banesa të vjetra janë shkatërruar terësisht dhe janë ndërtuar të reja, madje në disa raste janë shkatërruar monumente, vlerësojmë se ka një potencial për një tjetër impuls të rëndësishëm në funksion të ruajtjes së vlerave të mbetura por dhe një impuls në funksion të zhvillimit të ekonomisë së qytetit dhe turizmit. Kemi zhvilluar disa diskutime për rendësinë e kësaj zone pastaj kemi dakordësuar. Fondi ka financuar projektin dhe do finnacojë dhe një pjesë të zbatimit të projektit. Kemi ndarë barrën e përgjegjësisë qoftë për financimin ashtu dhe operacionin. Ka të bëjë me rindërtimin e rrjetit elektrik dhe të ujësjellësit. Fondi do financojë 4 milion euro, qeveria 7 milion euro.Do ti japim gjithë kësaj zone një pamje të re”.

Zona për të cilën eshte hartuar projekti është zona ku qyteti i Vlorës ruan ende gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19‐të dhe fillimit të shekullit të 20‐të.

Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike‐historike që mbart: rruga “Justin Godard”.

Rruga Justin Godard ka qënë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes së Pavarësisë Kombëtare. Cepi perëndimor i saj të nxjerr tek Sheshi i Flamurit, kurse ana lindore në Lagjen Partizani në drejtim të Babicës ku ka shumë foto të hyrjes së luftëtarëve më 1920.

Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik. Degëzimet e rrugëve sekondare të çojnë tek ish-pazari, “lagjja e hebrenjëve”, klubi “Laberia” dhe ish-Sinagoga.

Në fund, nga ana lindore ka qenë dhe xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit. Rruga ka patur disa ndërtesa shoqërore në shekullin e XIX, si një sahat (kullë) dhe Posta e qytetit.

Kompleksi e ka marrë emrin nga juristi i njohur francez Justin Godard, i cili ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919. Godard ka qenë mik i shqiptarëve dhe ka ndihmuar dhe me fonde ekspeditën e arkeologut Leon Rey në Apolloni

Etiketa: 11 milion euroramarilindja e zones historikevlore

Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet: Të shohim se çfarë do të bëjnë…

26 Tetor, 2025 3:12 pm
Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ miraton kandidatët

26 Tetor, 2025 2:42 pm
Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri
Sport

Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri

26 Tetor, 2025 2:19 pm
“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë
Aktualitet

“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë

26 Tetor, 2025 1:13 pm
Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

26 Tetor, 2025 12:41 pm
Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO
Sport

Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO

26 Tetor, 2025 12:34 pm
Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës
Aktualitet

Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës

26 Tetor, 2025 12:23 pm
Nuk ka “Kurti 3”/ Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë
Kryesore

Nuk ka “Kurti 3”/ Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë

26 Tetor, 2025 12:19 pm
Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar
Kryesore

Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar

26 Tetor, 2025 12:12 pm
Grabitja e Shekullit në Luvër, arrestohen dy të dyshuar
Bota

Grabitja e Shekullit në Luvër, arrestohen dy të dyshuar

26 Tetor, 2025 11:46 am
Para
Detaje të tmerrshme nga aksidenti me 3 të vdekur në Torovicë

Detaje të tmerrshme nga aksidenti me 3 të vdekur në Torovicë

Kompania funerale prezanton shërbimin e rrallë, hiri i të vdekurve mund të prehet tashmë në hapësirë

Kompania funerale prezanton shërbimin e rrallë, hiri i të vdekurve mund të prehet tashmë në hapësirë

Zbardhet emri/ Ja kush është personazhi i njohur, që u masakrua nga policët në burgun e Peqinit

Zbardhet emri/ Ja kush është personazhi i njohur, që u masakrua nga policët në burgun e Peqinit

TE FUNDIT

Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet: Të shohim se çfarë do të bëjnë…

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
26 Tetor, 2025

Forcat izraelite kryen një sulm preciz ndaj një individi në Gazën qendrore i cili po planifikonte të sulmonte trupat izraelite....

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ miraton kandidatët

Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
26 Tetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi listën zyrtare të kandidatëve në zgjedhjet e 5 bashkive më 9 nëntor. Kështu në Vlorë...

Lexo më shumë

Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri

Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri
26 Tetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të Klubit të Futbollit “Besa” të Kavajës. Gjatë fjalës...

Lexo më shumë

“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë

“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë
26 Tetor, 2025

Situata në Vaun e Dejës është shumë e rëndë për shkak të reshjeve të shiut që kanë shkaktuar përmbytje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com