Një debat publik ka nisur pas deklarimit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, se qeveria ka fshehur shifrat reale të vdekjeve nga Covid.
Autoritetet e kanë mohuar këtë fakt, ndërkohë që një tjetër diskutim është ngritur mbi mënyrën se si bëhet raportimi i shifrave dhe si përpilohen skedat e vdekjes së pavientëve.
Në emisionin “Opinion”, Zv.Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se edhe pse mund të kenë patur Covid, pacientët nuk do të thotë se kanë vdekur nga Covid.
“Pasja e infeksionit Covid nuk do të thotë patjetër që vdekja ka ardhur nga sëmundja Covid dhe këtë e thotë në grup gjithë personeli mjekësor që ka punuar”, u shpreh Rakacolli.
Ndërsa në emisionin “Opinion” u publikua edhe udhëzimi i OBSH për përcaktimin e vdekjeve për shkak të Covid, Rakacolli tha: “Fakti që ka përcaktime të OBSH, do të thotë që ka debate”.
Më tej, Zv.Ministrja tha se vdekjet e çertifikuara Covid janë ato që janë raportuar.
“Vdekje të ardhura nga raste të çertifikuara Covid 19, janë ato që ka raportuar Ministria e Shëndetësisë”, tha Rakacolli. /Opinion