Zjarri i rënë në një banesë në Belsh rrezikoi seriozisht të përfshinte edhe një kopësht fëmijësh. Sipas korrespondenteve në Belsh nuk ka zjarrfikëse dhe ato u nisën nga Elbasani. Për shkak të vonesës në mbërritjen e zjarrfikëseve jo vetëm që banesa u shkatërrua plotësisht por u rrezikua edhe përhapja e flakëve në kopështin e fëmijëve, pasi godinat janë shumë afër.