Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qytetet ku po refuzohet më shumë ndihma financiare për bizneset e vogla

2020/04/14 at 8:24 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Ekonomia në pikiatë me ardhjen e Ramës në pushtet, çfarë po ndodh me bizneset

Diana ka një biznes ambulant në qytetin e Durrësit. Ajo e ka mbyllur aktivitetin që kur filluan kufizimet për të parandaluar përhapjen e infeksionit të Covid-19. Ndonëse tentoi disa herë të dilte të shiste, policia nuk e lejonte.


Si të gjithë, Diana aplikoi për të përfituar nga ndihma financiare për të punësuarit/vetëpunësuarit në biznesin e vogël, në bazë të VKM nr.254 datë 27.03.2020 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë,  ndihmës ekonomike  e të pagesës të së ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19”.

Por, përgjigja që i erdhi ishte refuzim, me argumentin se aktiviteti lejohet të funksionojë. “Nuk kam punuar asnjë ditë, se nuk më lejon policia”, pohoi ajo. Diana është e vetëpunësuar dhe nuk ka burim tjetër të të ardhurave.

Të njëjtën pergjigje ka marrë dhe Sokoli, që ka një dyqan të vogël tregtimi, ku sërish Policia nuk e ka lejuar të punojë. Kjo është goditja e dytë për të, pas dëmeve që i shkaktoi në mall tërmeti i 26 nëntorit, Ku Durrësi ishte ndër zonat me dëme më të mëdha.

Durrësi rezulton qarku me refuzimet më të larta nga tatimet për dhënien e ndihmës financiare. Sipas të dhënave zyrtare të detajuara nga tatimet, të përditësuara deri në datën 9 prill, nga rreth 4 mijë aplikime nga të punësuarit/vetëpunësuarit, të cilat janë verifikuar për qytetin bregdetar, 51% e tyre janë refuzuar. Kjo është më e lartë se norma e refuzimit në shkallë vendi prej 42%.

Nivei më i lartë i aplikimeve të verifikuara që janë miratuar ka qenë në Sarandë, me 71% të rasteve që do ta marrin ndihmën financiare, të ndjekura nga Korça dhe Elbasani me 64%. Edhe në Tiranë, 60% e aplikimeve për ndohmë financiare janë miratuar.

Krahas Durrësit, nivel të lartë refuzimi ka dhe Lezha, me 51% të rasteve.

Arsyet e refuzimeve dhe shpresa te paketa e dytë

Tatimet bënë te ditur se nga 38 mijë aplikime që ata kanë shqyrtuar deri nw 9 prill, rreth 42% e tyre janë refuzuar.

Por, pse kjo normë kaq e lartë refuzimi:

-Së pari, që në fillim jo të gjithë të punësuarit e bizneseve të vogla ishin përfituese, por vetëm ata që ishin në listën e aktiviteteve të mbyllura sipas një vendimi të Ministrisë së Shëndetësisë së datës 20 mars.

Vetëm bizneset e kësaj listë përfitonin, ndërsa të tjerat, ndonëse mund të ishin të mbyllura nuk mund të merrnin pagën minimale. Në total nga 176 mijë të punësuar, vetëm 60 mijë ishin në listën e bizneseve me aktivitete të mbyllura, ndaj  vetëm një e treta është parashikuar të përfitojë.

Kryeministri Rama ka deklaruar dje se në paketën e dytë financiare, do të përfshihen dhe të punësuar në biznese që nuk janë mbyllur me vendim, si agjenci turistike, rrobaqepēsi e mobileri të vogla, hidraulikë, elektriçistë, fizioterapi, kancelari, servise makinash e lavazhe të liçencuar, etj., përfshirë edhe shoferët e taksive e të linjave të transportit urban e punonjësit e tyre. Kjo paketë pritet të kompensojë ata të punësuar që nuk janë në listën e aktiviteteve të mbyllura, me një pagesë prej 40 mijë lekësh. (të punësuarit në listën e akttiviteteve të mbyllura do përfitojnë 26 mijë lekë/muaj, për tre muaj). “100 mijë punonjës në biznese të vogla që kanë punuar, por me xhiro minimale dhe nuk kanë përfituar nga paketa e parë do të marrin 40 mijë lekë”, tha Rama.

Kjo bën që pothuajse të gjithë të ppunësuait e bizneseve të vogla të kompensohen, me pak përjashtime si psh profesionet e lira, rreth 8 mijë, të cilat sipas ministrit Ahmetaj nuk do të pêrfitojnë nga ndihma financiare.

“Noterët, avokatët, mjekët, farmacistët, arkitektët, inxhinierët, agronomët, vlerësues pasurish të paluajtshme, laborantë dentarë, ekonomiste, ekspertet kontabel, laborantet, janë të përjashtuar nga kjo paketë, sepse këta praktikisht në natyrën e punës nuk janë tek qytetarët në nevojë”, tha Ahmetaj

-Së dyti, ka pasur refuzime dhe në listën e aktiviteteve të mbyllura, për shkak të paqartësisë së objektit të veprimtarisë në ekstraktin në Qendrën Kombëtare të Biznesit, siç ishte rasti i lokalit në fjalë. Tatimet kanë vënë në dispozicion numrat e ankesave sipas rajoneve për çdo person të refuzuar.

Kontabilistët pohojnë se ka pasur raste trajtimi të dyfishta, kur p.sh. në katër dyqane veshjesh me të njëjtat kushte, njëri u refuzua. Në një rast tjetër, nuk ka përfituar pasi administratori është i dypunesuar administratori, kur ndërkohë punonjësit nuk janë të dypunësuar.

-Së treti, vendimi parashikon si kriter deklarimin e xhiros për 2019, duke përjashtuar automatikisht bizneset e hapura në 2020-s. Tatimet kanë pohuar se po punojnë për ta zgjidhur këtë, në mënyrë që të përfshihen dhe bizneset e hapura në 2020, që plotësojnë kriteret si subjekt i vogël.

-Së katërti, individët që rezultojnë të dypunësuar, sipas ndryshimeve të fundit përfitojnë vetëm një herë. / monitor.al



Ju sugjerojmë

Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, nis hetimi

25 Qershor, 2026 11:14 am
Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës
Kryesore

Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

25 Qershor, 2026 11:05 am
SHBA dërgon ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihma urgjente pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

SHBA dërgon ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihma urgjente pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:37 am
Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës
Kryesore

Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës

25 Qershor, 2026 10:17 am
Samiti i NATO-s në Suedi, Rubio: Trump është i zhgënjyer me aleatët
Bota

Rubio: Bisedimet SHBA-Iran pritet të vazhdojnë javën e ardhshme

25 Qershor, 2026 9:54 am
Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në

25 Qershor, 2026 9:51 am
I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin
Sport

I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin

25 Qershor, 2026 9:25 am
Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Bota

Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin

25 Qershor, 2026 9:18 am
Dy tërmete të njëpasnjëshëm në Venezuelë, raportohen dhjetëra viktima
Bota

Dy tërmete të njëpasnjëshëm në Venezuelë, raportohen dhjetëra viktima

25 Qershor, 2026 9:16 am
Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë

25 Qershor, 2026 8:56 am
Para
Nju Jorku vuan, 170 mijë të prekur nga COVID-19

Mbi 10 mijë viktima por Nju Jorku shpreson se më e keqja ka kaluar

Sheshohet kurba e infektimeve, Trump paralajmëron rihapjen e ekonomisë

Sheshohet kurba e infektimeve, Trump paralajmëron rihapjen e ekonomisë

Më shumë të shëruar se të infektuar, Austria nis sot lehtësimin e masave

Më shumë të shëruar se të infektuar, Austria nis sot lehtësimin e masave
















TE FUNDIT

Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, nis hetimi

Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
25 Qershor, 2026

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në Sauk janë helmuar dhe dyshohet që shkak të jetë sërish ushqimi katering i SORI-AL. Mësohet se rreth...

Lexo më shumë

Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës
25 Qershor, 2026

Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare është shoqëruar me debate, pas PS nuk pranon kërkesën e PD për zhvillimin e...

Lexo më shumë

SHBA dërgon ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihma urgjente pas tërmeteve në Venezuelë

SHBA dërgon ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihma urgjente pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar dërgimin e menjëhershëm të ekipeve të kërkim-shpëtimit, pajisjeve mjekësore dhe ndihmës humanitare në...

Lexo më shumë

Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës

Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës
25 Qershor, 2026

Sot dhe nesër, kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}